Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Studentët kërkojnë anulimin e tarifave, reagon ministria e Arsimit

2020/06/23 at 4:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Studentët kërkojnë anulimin e tarifave, reagon ministria e Arsimit

Pas tërmetit tragjik dhe pandemisë COVID-19 që  goditën vendin tonë, studentët kanë protestuar duke kërkuar anulimin e tarifës vjetore universitare.


Ministria shprehet në reagimin e saj se ka pranuar letrën e studentëve të cilët shprehen se për shkak të tërmetit dhe pandemisë nuk kanë frekuentuar auditorët në mënyrë të rregullt dhe për këtë arsye tarifa duhet të anulohet.

Letra e tyre është dërguar më 17 qershor 2020. Ndërsa sot kjo kërkesë është pranuar nga MASR ku ka sqaruar të gjithë studentët se është në mbështetje tëtyre, por në këtë rast ata duhet të paraqesin ankesat për lëndët online që kanë shqetësime pranë universiteteve për leksione shtesë dhe të përcaktohen sallat se ku mund të mbahet mësimi sipas protokolleve të sigurisë anti-covid.

Por, teksa jemi në fund të muajit qershor, ende nuk dihet se si ministria mund të përmirësoj orët e lëndëve të cilët studentët nuk kanë mundur t’i ndjekin në auditor. Gjithashtu, nuk ka dhënë një përgjigje të qartë për anulimin e tarifës. Në këtë reagim ministria e Arsimit ka paraqitur të gjithë punët që ajo pretendon se ka bërë ndaj studentëve.

Njoftimi i Plotë:

“Përgjigjja për shkresën “Mbi anulimin e tarifave për vitin akademik 2019-2020”:

Të nderuar,
Pas një proteste para Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) më datë 17.06.2020, u pranua dhe u protokollua letra e pa firmosur me titull: “Mbi anulimin e tarifave për vitin akademik 2019-2020.”
MASR është gjithmonë në mbështetje të studentëve dhe angazhohet plotësisht në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të lartë. Kjo është dëshmuar qartë edhe me politikën e “Paktit për Universitetin”, një prej sipërmarrjeve më domethënëse të MASR si në aspektin financiar, shkencor dhe administrativ – e përkthyer ndryshe – një prej dëshmive më të mira të qasjes dhe mbështetjes së zërit dhe përmirësimit të jetës studentore, përfitues direkt të së cilit është edhe grupi i studentëve që protestoi më datë 17 qershor. Përkundër dëmeve dhe kostove të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia COVID-19, MASR duke e konsideruar si një politikë të rëndësishme me fokus kryesor studentët, ka vazhduar “Paktin për Universitetin” duke ndjekur këtë vit alokimin e fondeve pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL-ve) për subvencionimin e përgjysmimit të tarifave dhe bursat për ekselentët (për mbi 90% të studentëve); duke negociuar me bashkitë për çështjen e pagesës së konvikteve; si dhe duke kontribuar në vendimin për shtyrjen e qerasë së studentëve gjatë periudhës së pandemisë. MASR ka shlyer që në janar detyrimet financiare ndaj të gjithë IAL-ve nga buxheti i shtetit. Viti 2020-të është edhe viti më i mirë deri tani për sa i përket kontributit të buxhetit të shtetit në subvencionimin e kostos së studentit, përqindja e së cilit është në fashën 75-98% në IAL-të publike.
Shqetësimin e studentëve e mirëkuptojmë duke marrë parasysh që jo çdo lëndë është zhvilluar në të njëjtin nivel qëkur mësimi ka kaluar online. Ankesat e disa studentëve që na kanë ardhur në ministri për departamente apo lëndë të caktuara, ne i kemi dërguar menjëherë në universitete duke u kërkuar që të marrin masa për akomodimin e tyre dhe kthyer ata nëpër auditorë, gjithmonë në respektim të rregullave të distancimit fizik dhe kushteve higjieno-sanitare me qëllim realizimin e konsultimeve të nevojshme para provimeve. Theksojmë se ky është një proces që duhet të ndodhë në çdo IAL. Studentët duhet të çojnë atje ankesat për lëndë specifike në mënyrë që universiteti të akomodojë ata studentë që kanë hasur vështirësi me mësimin online duke u ofruar leksione shtesë. MASR vijon të jetë mbështetësja më besnike e studentëve dhe sa më shumë që të konkretizohet angazhimi i tyre në universitet dhe për universitetin, aq më shumë do të rriten gjasat në përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes në universitet.
Rruga e Durrësit, nr. 23, mirëpret studentët në çdo kohë: qoftë si vizitorë, si praktikantë apo si protestues, dhe i garantojmë se janë gjithmonë të mirëseardhur. Por, ndryshimi që studentët dhe MASR duan ta shohin në universitet, do të ndodhë vetëm kur angazhimi i studentëve për ndryshim të fillojë të përqendrohet më shumë në universitet se sa para MASR.



Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
SHBA, përballje zgjedhore në disa shtete

SHBA, përballje zgjedhore në disa shtete

Koronavirusi, ulet numri i viktimave në Spanjë

Covid/Projekti europian shfrytëzon të dhënat e pacientëve nga 11 vende

COVID-19, Budina: S’kam ndjerë asnjë shenjë të infektimit, dyshoj se…

COVID-19, Budina: S’kam ndjerë asnjë shenjë të infektimit, dyshoj se…
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com