Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur Këshillin Koordinues të Diasporës lidhur me votën e emigrantëve.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se qeveria ka punuar paralelisht me Reformën Zgjedhore dhe nuk mungon vullneti politik për ta realizuar votimin e emigrantëve.
Sipas Ramës, vota e diasporës është një objektiv strategjik për mjedisin e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri, por Reforma Zgjedhor aktuale është një proces i vonuar.
“Është diskutimi për hartimin nga shteti shqiptar, që janë me banim jashtë vendit, dhe natyrisht duhet një sqarim mbi procesin e deritanishëm. Faktikisht edhe mbi rrethanat aktuale në një kontekst më të gjerë se sa kjo çështje. Për këtë arsye, janë ftuar këtu edhe disa prej ministrave të cilët në një mënyrë apo tjetër janë përfshirë në këtë proces, dhe ndërkohë ajo çka dua të them është se së pari ky është një angazhim i programuar dhe publik i marrë prej nesh,. Së dyti ne kemi punuar në funksion për këtë angazhim paralelisht me procesin politik i cili për shumë arsye është një proces shumë i vonuar për reformën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme. Dhe së treti për të nënvizuar që ne as na ka munguar as na mungon për ta realizuar këtë objektiv. Është një objektiv që në këndvështrimin tonë ka rëndësi të veçantë. Një prej objektivave strategjike që lidhen me kornizën dhe mjedisin e zgjedhjeve në Shqipëri. Natyrisht që unë e kam ndjekur gjithë përpjekjen tuaj edhe diskutimet. Më vjen mirë që kontakti me qeverinë drejtpërdrejt nuk ka munguar, si rezultat i angazhimit të ministrit Majko. Më vjen keq që keni vënë në dyshim vullnetin tonë, por është e kapërcyeshme. Për më tutje mendoj që të marrin fjalën të tjerët. Nëse ju dëshironi të flisni paraprakisht nëpërmjet njërit prej jush, është ok për mua. Kush do të bëjë një përmbledhje, kryetari ynë i grupit dhe i vetë komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore është përsëri ok për mua. Zgjedhja është juaji.”- tha Rama./ Opinion.al