Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Biznesmeni i akuzuar për korrupsion”, PD: Qeveria vazhdon ta paguajë

2020/06/21 at 1:26 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Biznesmeni i akuzuar për korrupsion”, PD: Qeveria vazhdon ta paguajë

Ditën e sotme Partia Demokratike i ka kërkuar SPAK të hetojë biznesmenin shqiptar Klodian Mërtiri, duke e akuzuar këtë fundit si i përfshirë në një skandal korruptim në Zimbabve.

Ish-deputeti Klevis Balliu u shpreh nga selia blu se Shqipëria nuk lufton dot korrupsionin as sa Zimbabve dhe se qeveria shqiptare vijon ta paguajë miliona euro Mërtirin, megjithëse është në kërkim ndërkombëtar për korrupsion.

Balliu paralajmëroi se së shpejti PD do të bëjë publike fakte të reja se si qeveria dhe bashkia punuan për këtë projekt, që furnizon landfillin e Sharrës, duke mbyllur çdo mundësi për trajtimin e plehrave me çmim shumë më të lirë në qarkun e Durrësit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KLEVIS BALLIU

Shqipëria nuk është as në nivelin e Zimbabves, kur bëhet fjalë për të luftuar korrupsionin. Në zemër të Afrikës, ministri i shëndetësië dhe një biznesmen vendas u arrestuan, pasi u verifikuan të përfshirë në një skandal korrupsioni 60 milionë dollarë me shqiptarin e inceneratorit të Tiranës, Klodian Mërtiri. Ky është njeriu që mbron interesat e Edi Ramës, Arben Ahmetajt dhe Erion Veliaj tek kryevepra 400 milionë euro e korrupsionit të Ramës, inceneratori dhe landfilli në PPP në Sharrë.

Mediat raportojnë se Klodian Mërtiri, i cili mban më shumë se 1 identitet, është shpallur në kërkim ndërkombëtar për skandalin e korrupsionit në Zimbabve, por në Shqipëri biznesi i tij, vazhdon i pacënuar. Inceneratori i Tiranës merr çdo muaj nga buxheti i shtetit rreth 1 milionë euro,  ndërsa landfilli fiton disa miliona të tjerë nga depozitimi i çdo lloj mbetjeje të qarkut të Tiranës.  Të pangopur dhe të babëzitur për pasuri, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Vangjush Dako po bëjnë gati që t’i sigurojnë biznesit të tyre korruptiv, edhe 100-150 milionë euro përmes depozitimit të plehrave të Durrësit.  Së shpejti Partia Demokratike, do të bëjë publike fakte të reja sesi qeveria dhe bashkia punuan për këtë projekt, që furnizon landfillin e Sharrës, duke mbyllur çdo mundësi për trajtimin e plehrave me çmim shumë më të lirë në qarkun e Durrësit.  Derisa të vijmë tek kjo dosje, Policia duhet të japë shpjegime publike, nëse një nga pronarët me letra i inceneratorit dhe landfillit  të Tiranës është apo jo në kërkim ndërkombëtar, siç raportojnë mediat dhe çfarë ka bërë policia për ta arrestuar? Nëse ajo që raportojnë mediat është e vërtetë, pse prokuroria në Shqipëri nuk nis asnjë hetim për aktivitetin në Shqipëri të biznesmenit të dyshimtë? Kur ai ka mundur të korruptojë Ministrin e Shëndetësisë në Zimbabve, janë të gjitha shanset që edhe firma e Edi Ramës, Arben Ahmetajt apo Erion Veliajt për inceneratorin e Tiranës të jetë e blerë me korrupsion. Partia Demokratike ka dhënë shumë prova gjatë këtyre viteve se inceneratorët si në Tiranë, Elbasan dhe Fier janë superafera korruptive, që mbajnë emrin e Edi Ramës. Në inceneratorin e Tiranës është e përfshirë direkt edhe banda e Lushnjës.  Është në detyrën e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion ta hetojë këtë korrupsion që të çon jo vetëm në zyrën e një ministri, por në zyrën e vetë kryeministrit të Shqipërisë. Shqiptarët meritojnë të paktën një drejtësi sa e Zimbabves./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
Kryesore

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

6 Qershor, 2025 3:49 pm
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
Para
Emri/ Atentat me armë zjarri në Elbasan, shpëtojnë babë e bir

Emri/ Atentat me armë zjarri në Elbasan, shpëtojnë babë e bir

Grushta mes doganierëve, arrestohet 34-vjeçari në Sarandë

Grushta mes doganierëve, arrestohet 34-vjeçari në Sarandë

Ngacmoi seksualisht 5 vjeçaren, Gjyakata lë në burg 48 vjeçarin

Ngacmoi seksualisht 5 vjeçaren, Gjyakata lë në burg 48 vjeçarin

TE FUNDIT

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
6 Qershor, 2025

Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme pranë qendrës historike të Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, zjarri...

Lexo më shumë

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
6 Qershor, 2025

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata...

Lexo më shumë

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
6 Qershor, 2025

Sherri online mes Donald Trump dhe Elon Musk ka shkaktuar reagime të shumta të rivalëve politikë të dyshes. Ish-presidenti rus,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com