Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1952/ A ishte Iliaz Bazna spiuni i famshëm, “ciceron” i nazistëve?

2020/06/20 at 4:29 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
1952/ A ishte Iliaz Bazna spiuni i famshëm, “ciceron” i nazistëve?

Nga Aurenc Bebja


“Carrefour” ka botuar, të mërkurën e 27 gushtit 1952, në ballinë, një shkrim në lidhje me dyshimin mbi identitetin e vërtetë të spiunit të famshëm “Ciceron”, nëse ai ka qenë shqiptar apo britanik.

 

Iliaz Bazna ka lindur me 28 korrik 1904 në Prishtinë dhe është ndarë nga jeta me 21 dhjetor 1970 në Mynih

“Ciceroni” ishte anglez

Shërbëtori shqiptar mund të ketë qenë vetëm një instrument i spiunit të madh ndërkombëtar, identiteti i të cilit mbetet misterioz…

…parashtron një gazetar britanik, të cilit Bazna i deklaroi : “Do të them të vërtetën kundër 50 milionëve.”

Çështja “Ciceron” ishte arritja më e bujshme e luftës, në çështjet e spiunazhit. Moyzisch, diplomati gjerman, pastaj von Papen në kujtimet e tij, kanë rrëfyer se si shërbëtori i ambasadorit britanik në Ankara mundi të vidhte çelësat e kasafortës, të fotografonte dokumentet që jepnin të gjitha detajet e zbarkimit në Francë, dhe t’ua shiste gjermanëve.

Por, shumë specialistë janë të bindur se e gjithë e vërteta në këtë histori nuk është zbardhur. Henry Thody, një gazetar anglez i “The Sunday Chronicle”, sapo ka shkuar në Stamboll për të tentuar të vërtetojë teorinë e tij. Ai beson se Bazna, shërbëtori shqiptar, i cili ende jeton në Turqi, nuk ishte Ciceroni i vërtetë.

Ky i fundit thuhet se është një anglez, një spiun i shkëlqyeshëm ndërkombëtar me një identitet misterioz, ku shërbëtorin e vogël mund ta ketë përdorur si instrument.

Henry Thody u takua disa herë me Iliaz Baznën (Elyesa Bazna) në Stamboll. Njeriu që pretendon të ketë qenë heroi i kësaj afere të jashtëzakonshme, i popullarizuar nga filmi “Five fingers”, është një krijesë e vogël, e dobët, nervoze, tek të pesëdhjetat, tullac dhe e pajisur me një nofull mbresëlënëse prej ari.

Ai jeton pa para, duke u munduar për të fituar jetesën duke kënduar në kinematë e Stambollit, midis dy filmave. Gjermanët e paguajtën atë me para të falsifikuara. Ai nuk mori asnjë të hollë mbi të drejtat për librat dhe filmin që tregoi historinë e tij. Dhe pesë fëmijët e tij nuk hanë sa duhet çdo mbëmje.

Përveç kësaj, Bazna jeton në një frikë të vazhdueshme. Ai hap derën e tij me kujdes, duke pasur frikë çdo ditë se do ta therin në mes të shpatullave dhe do ta hedhin në Bosfor.

— A jeni vërtet Ciceroni ? e pyeti Henry Thody.

— Nëse nuk jam, u përgjigj ish-shërbëtori, e di se kush është. Unë jam i vetmi që i di të gjitha detajet e çështjes. Ato që kanë thënë Moyzisch dhe von Papen nuk janë plotësisht të sakta. Edhe Shërbimi i Inteligjencës do të befasohej me njohjen e vërtetë të çështjes Ciceron…

Baznës i ofruan një milion për të treguar historinë e tij. Ai refuzoi. Ai kërkon pesëdhjetë. Kush do t’ia japë që të dijë më në fund të vërtetën për këtë çështje të çuditshme ? Padyshim se askush, sepse në sferat e larta nuk besojnë se shqiptari i vogël di me të vërtetë më shumë se sa është thënë.

Megjithatë, ka disa pika misterioze. Pse kërkoi ai që të paguhej në paund, në vend të arit apo dollarëve ? Si diti, një shërbëtor i thjeshtë, të zgjedhë midis dokumenteve të mbyllura në kasafortën e Sir Hughe Knatchbull-Hogessen, ato që kishin rëndësinë më të madhe dhe të cilat do të ndryshonin fatin e milionave njerëzve ? Si arriti ai, i vetëm, t’i fotografojë këto dokumente me saktësinë e nevojshme teknike ? Dhe t’i vidhte ato duke shmangur kurthet elektrike që mbante kasaforta ?

Të gjitha këto pyetje ndoshta do të mbeten pa përgjigje. Britanikët ndjehen, ende dhe sot, shumë të prekur që ranë në kurthin e një shërbëtori shqiptar në një çështje kaq të rëndësishme. Dhe shumë janë të bindur se do të ishte më mirë për prestigjin britanik, që bota të dinte se Ciceron ishte në të vërtetë një spiun anglez.

 

 Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

 * (Nga Aurenc Bebja, Francë) © Dars (Klos), Mat – Albania

Etiketa: iliaz bazna


Ju sugjerojmë

Irani arrestoi 21.000 njerëz gjatë luftës kundër Izraelit në qershor
Bota

Irani arrestoi 21.000 njerëz gjatë luftës kundër Izraelit në qershor

12 Gusht, 2025 6:42 pm
Gjermani/ AFD arrin nivelin rekord në sondazhe, ja vlerësimi për kancelarin Merz
Bota

Gjermani/ AFD arrin nivelin rekord në sondazhe, ja vlerësimi për kancelarin Merz

12 Gusht, 2025 6:27 pm
Kosovë/A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit?
Rajoni

Kosovë/A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit?

12 Gusht, 2025 6:12 pm
Zjarret në Gramsh, Brataj: Një viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë
Aktualitet

Zjarret në Gramsh, Brataj: Një viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë

12 Gusht, 2025 5:59 pm
Zjarret në Mal të Zi/ Humb jetën një ushtar dhe plagoset një tjetër
Rajoni

Zjarret në Mal të Zi/ Humb jetën një ushtar dhe plagoset një tjetër

12 Gusht, 2025 5:36 pm
‘Shqipëria në flakë’,Mbrojtja:30 vatra zjarri janë ende aktive,ja zonat e rrezikuara
Aktualitet

‘Shqipëria në flakë’,Mbrojtja:30 vatra zjarri janë ende aktive,ja zonat e rrezikuara

12 Gusht, 2025 5:22 pm
Raportohet për intensifikim të sulmeve izraelite në Gazë
Bota

Raportohet për intensifikim të sulmeve izraelite në Gazë

12 Gusht, 2025 5:09 pm
Ditëlindja e 34 e PS, Rama: Në këtë mandat të katërt vijmë me një skuadër të re!
Politikë

Artikulli i “Wanderlust” për Shqipërinë,Rama:Një realtitet ku koha ka ngadalësuar…

12 Gusht, 2025 4:57 pm
Agjencia evropiane për klimën: mund të jetë sërish viti më i nxehtë në histori
Aktualitet

Sot dita më e nxehtë, 42 gradë Celsius në hije

12 Gusht, 2025 4:37 pm
KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

Vendim i ri për Dodikun: Burgimi zëvendësohet me gjobë

12 Gusht, 2025 4:22 pm
Para
COVID-19/ Spahia: QSUT, vatra më e madhe e infeksionit në vend

Spahia: Bëhen tamponë për qokë, 69-vjeçarit iu ngatërrua përgjigjja

Koronavirusi, Papa Françesku: Kjo është e diela e lotëve

Pandemia/ Papa falenderon mjekët italianë: Jeni engjëj

Pandemia në Maqedoninë e Veriut, shifra më e lartë e viktimave në 24 orë

Pandemia në Maqedoninë e Veriut, shifra më e lartë e viktimave në 24 orë
















TE FUNDIT

Irani arrestoi 21.000 njerëz gjatë luftës kundër Izraelit në qershor

Irani arrestoi 21.000 njerëz gjatë luftës kundër Izraelit në qershor
12 Gusht, 2025

Policia iraniane ka njoftuar se i ka ndaluar rreth 21.000 persona për shkelje të dyshuara të sigurisë gjatë luftës 12-ditore...

Lexo më shumë

Gjermani/ AFD arrin nivelin rekord në sondazhe, ja vlerësimi për kancelarin Merz

Gjermani/ AFD arrin nivelin rekord në sondazhe, ja vlerësimi për kancelarin Merz
12 Gusht, 2025

Një sondazh i kohëve të fundit i Forsa-s dhe i bërë publik nga media gjermane, Die Welt, paraqet një pamje...

Lexo më shumë

Kosovë/A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit?

Kosovë/A do të respektohet afati për konstituimin e Kuvendit?
12 Gusht, 2025

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i cili do të duhej t’i jepte fund krizës institucionale disamujore, për shkak të...

Lexo më shumë

Zjarret në Gramsh, Brataj: Një viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë

Zjarret në Gramsh, Brataj: Një viktimë e konfirmuar, dyshohet për një të dytë
12 Gusht, 2025

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka ndarë detaje lidhur me gjendjen e qytetarëve që janë paraqitur në spitalin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com