Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Komisioni i Venecias i jep të drejtë Presidentit për emërimet kushtetuese

2020/06/19 at 8:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Komisioni i Venecias i jep të drejtë Presidentit për emërimet kushtetuese

Komisioni i Venecias ka publikuar sot opinionin përfundimtar për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri ku thotë se procedura për shkarkimin e presidentit Meta nuk është e justifikuar dhe i jep të drejtë atij sa i përket respektimit të radhës së emërimeve.


Komisioni ka analizuar çështjen e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese duke argumentuar si fillim ndikimin që ka patur procesi i vetigut. Shkarkimi dhe dorëheqja e një numri të lartë gjyqtarësh si pasojë e vetingut e ka cuar vendin në një situatë të paparashikueshme duke bërë jo funksionale Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Kjo ka bllokuar Gjykatën e Lartë për të bërë emërime në trupën e Kushtetueses ç’ka ka lënë vetëm Presidentin dhe Parlamentin si dy emëruesit e vetëm funksional. Sipas Venecias fakti që lista e Presidentit dhe Parlamentit përbëhet nga pothuajse të njejtit emra kandidatësh e bën të detyrueshme respektimin e radhës së emërimit.

“Në rastin në fjalë, si rezultat i mungesës së kandidatëve, listat për emërimet e Presidentit dhe ato për emërimet e Kuvendit ishin të përbërë kryesisht nga të njëjtët kandidatë. Kjo bëri që de fakto një grup prej 6 kandidatësh kandidojë për katër poste. Në këto kushte, si dhe duke pasur parasysh faktin se procedurat e mbivendosjes nuk janë rregulluar në mënyrë të qartë, nuk duket e paarsyeshme që Presidenti të konsiderojë se duhet të respektojë rendin e sekuencës edhe për zgjedhjen të kandidatit: nëse sekuenca ekziston, ajo duhet të ketë një ndikim në rendin e emërimit nga një listë e vetme. Për më tepër, në një situatë të tillë emërimi kun një nga autoritet ka një ndikim të drejtpërdrejtë në emërimet e autoritetit tjetër, pasi ndryshon përbërjen e listës së kandidatëve në dispozicion të organit përkatës emërues. Për më tepër, nëse Presidenti kishte zgjedhur dy kandidatë, Kuvendi do të dispononte një listë me më pak se tre kandidatët, minimumi i kërkuara nga Kushtetuta. Rezervat ndaj kësaj perspektive nuk duken të pajustifikuara. Sjellja e Presidentit në lidhje me këtë nuk duket se justifikon shkarkimin e tij.”- thuhet në draftin e Venecias.

Venecia argumenton se zbatimi i radhës së emërimit në rastin konkret ka rëndësi pasi zgjedhja e njërës palë ndikon në përbërjen e listës për palën tjetër. Sipas tyre situata mund të shkonte në atë mënyrë që lista e Kuvedit të ishte vetëm me një anëtar ç’ka e kthen procesin mbrapsht pasi sipas Kushtetutës ata duhet të zgjedhin ndërmjet tre anëtarëve.

Venecia shprehet edhe mbi pushimin që Presidenti i bëri të drejtës së tij për të zgjedhur anëtarin e Kushtetueses duke pritur radhën e Parlamentit.

“Pezullimi tregoi se Presidenti ende dëshironte të ushtronte pushtetin e emërimit që gëzon sipas Kushtetutës dhe kjo u konfirmua nga emërimi i tij i një kandidati menjëherë pas zgjedhjes së kandidatit të Kuvendit. Në këto rrethana, raporti legjislativ i klauzolës së paracaktuar nuk u zbatua dhe duket se është e arsyeshme të pranosh emërimin e vonuar (Marsida Xhaferllari [shënim i autorëit]) të një kandidati të dytë nga Presidenti. Prandaj duket e arsyeshme që Presidenti nuk pranoi të thërriste për betim gjyqtarin që dyshohet se ishte caktuar si paracaktuar (Arta Vorpsi [shënim i autorit]).”- shkruan Venecia.

Sa i përket betimit me shkrim që gjyqtarja Vorpsi bëri, Venecia thotë se Kushtetuta specifikon qartë që betimi duhet bërë “përpara” Presidentit.

Venecia vlerëson si të drejta veprimet e Presidentit Meta në raport me emërimet.

Nga ana tjetër, anëtarët e komisionit gjejnë përgjegjësi tek KED për gjithë situatën e krijuar.

Shprehimisht në raport thuhet se “KED nuk ka vepruar në mëyrë transparente” pasi ka mbajtur jashtë mbledhjeve avokatin e Popullit.

“Për më tepër, KED nuk funksionoi në mënyrë transparente. Transparenca është thelbësore për të krijuar besimin e publikut në procedurën e emërimit në Gjykatën Kushtetuese. Sidoqoftë, KED nuk pranoi praninë kushtetuese të Avokatit të Popullit si vëzhgues në përzgjedhjen me short, si dhe në takimet dhe procedurat e KED”- shkruan Venecia.

Më tej ata shkruajnë se vonesa që bëri kreu i KED me dërgimin e listave jo në një kohë tek Presidenti dhe Kuvendi shkaktoi incidentin e madh procedural. Ata dalin në përfundimin se cilado të ketë qenë arsyeja e kësaj vonese ajo duhej diskutar në KED, gjë që nuk u bë.

“Çështja më e rëndësishme e shkaktuar nga vendimet e KED-së në vitin 2019 në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me kohën e transmetimit të listave të kandidatëve te Presidenti dhe Kuvendi. KED formoi katër lista të kandidatëve (dy për Presidentin dhe dy për Kuvendin) më 29.09.2019; ajo më pas i dërgoi Presidentit dy lista në 08.10.2019 dhe dy lista në Kuvend më 14.10.2019. Kjo shkaktoi një incident të madh procedural. Në përgjigje të pyetjes nga delegacioni i Komisionit të Venecias, pse ai i dërgoi listat në Kuvend gjashtë ditë më vonë se ato që i ishin dërguar Presidentit, Kryetari i KED u përgjigj se përgatitja e dosjeve të plota që u dërguan së bashku me listat zgjatën më gjatë. Ky modus operandi nuk u diskutua në KED. Komisioni i Venecias nuk është në gjendje të shqyrtojë nëse shpjegimi i dhënë është i besueshëm. Në çdo rast, duhet të ishte e qartë se data e dërgimit të listave do të kishte pasoja të rëndësishme për shkak të aplikimit të mundshëm të emërimit si parazgjedhje në bazë të rregullit 30-ditor.”

Venecia tërheq vëmendjen e KED për të publikuar regjistrimet audio dhe procesverbalet e mbledhjeve të tyre në faqen e Gjykatës së Lartë, gjë e cila nuk është bërë megjithëse është detyrim kushtetues.

Venecia thekson se procesi duhet të ecë më shpejtë pasi mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese do të sjellë pasoja të rënda në vend. Ata nënvizojnë se mungesa e Gjykatës së Lartë po shkel të drejtat e njeriut për një proces të rregullt ligjor pasi nuk zhvillohen dot rekurset breda një afati të arsyeshëm kohor dhe kjo do të çojë që një mori çështjesh të transferohen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Një tjetër vërejtje mbi vetingun është sa i përket Komisionerit Publik. Venecia shkruan se gjatë vizitës së tyre në Shqipëri konstatuan se disa procese kishin marrë shumë kohë në krahësim me të tjerët. Nga ana tjetër ata kishin të paqartë përse Komisioneri Publik kishte ankimuar disa vendime të KPK dhe disa të tjera të ngjashme jo.

Ky raport i Komisionit të Venecias sheshon nga ana ligjore konfliktin Parlament – President duke treguar se procedura për shkarkimin e këtij të fundit është e pa justifikueshme. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
Bota

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq

25 Dhjetor, 2025 10:32 am
Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër
Kronikë

Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

25 Dhjetor, 2025 10:29 am
Zelensky në fjalimin e Krishtlindjes: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë
Bota

Zelensky në fjalimin e Krishtlindjes: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë

25 Dhjetor, 2025 10:14 am
Krishtlindjet/Urimet dhe kritikat e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin
Bota

Krishtlindjet/Urimet dhe kritikat e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin

25 Dhjetor, 2025 9:38 am
Begaj dhe Rama urojnë besimtarët për Krishtlindjen
Aktualitet

Begaj dhe Rama urojnë besimtarët për Krishtlindjen

25 Dhjetor, 2025 9:35 am
Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?
Aktualitet

Nga rajoni në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

25 Dhjetor, 2025 8:29 am
Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri
Aktualitet

Besimtarët kremtojnë Krishtlindjen, mesazhe për paqe dhe dashuri

25 Dhjetor, 2025 8:19 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 25 dhjetor 2025

25 Dhjetor, 2025 8:17 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 25 dhjetor 2025

25 Dhjetor, 2025 8:14 am
OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin
Bota

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Europë lidhen me alkoolin

24 Dhjetor, 2025 10:21 pm
Para
Bardhi thirrje mbështetësve të PD: Bashkohuni në manifestimin e 2 marsit

Raporti i Venecias për Kushtetuesen,PD:Prova si Rama do të kapë drejtësinë

“Presidenti nuk e shpërndanë Parlamentin”, Meta i përgjigjet Ramës

Raporti i Venecias/ Meta: Kauza e 2 marsit fitoi, Kushtetuta e para

Video/ Bllokohet Llogaraja, radhë kilometrike automjetesh

Video/ Bllokohet Llogaraja, radhë kilometrike automjetesh
















TE FUNDIT

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq

Meloni fjalim për Krishtlindje: Ishte një vit i vështirë, viti tjetër do jetë më keq
25 Dhjetor, 2025

Kryeministrja Giorgia Meloni i tha stafit të Zyrës së Kryeministrit të pushojnë mirë gjatë Krishtlindjeve, sepse do t’u duhet, duke...

Lexo më shumë

Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

Aksioni i policisë së Shkodrës, arrestohet 25-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër
25 Dhjetor, 2025

Finalizohet operacioni i koduar “Livadhet”, për kapjen e shtetasve në kërkim, vihet në pranga një 25-vjeçar, si dhe shpallet në...

Lexo më shumë

Zelensky në fjalimin e Krishtlindjes: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë

Zelensky në fjalimin e Krishtlindjes: Të gjithë kemi një ëndërr, që Putini të vdesë
25 Dhjetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, në fjalimin e tij të Krishtlindjeve, tha se vendi i tij ka nevojë për paqe ndërsa...

Lexo më shumë

Krishtlindjet/Urimet dhe kritikat e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin

Krishtlindjet/Urimet dhe kritikat e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin
25 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një mesazh urimi për Krishtlindje. Megjithatë Trump edhe në këtë sezon festash, në mesazhin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com