Koronavirusi vijon të përhapet në Shqipëri. Tashmë COVID-19 ka depërtuar edhe në institucionet arsimore të hapura në vendin tonë.
Për shkak të përhapjes së virusit, në Tiranë janë mbyllur dy çerdhe, ndërsa së fundmi mësohet se është mbyllur edhe kopshti numër 9 në Vlorë.
Bëhet me dije se kuzhinierja ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe për këtë arsye, është vendosur mbyllja e kopshtit për të paktën 14 ditë.
E infektuara është bashkëshortja e një prej personave të rezultuar pozitiv një ditë më parë në qytet./ Opinion.al