Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fuqitë evropiane të bashkuara për paketën kundër COVID-19

2020/06/18 at 7:46 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Fuqitë evropiane të bashkuara për paketën kundër COVID-19

Udhëheqësit e BE-së të zhvillojnë takimin virtual të premten. COVID-19, i cili ka goditur rendë ekonominë e Evropës, i ka dhënë gjithashtu një hov të ri dy fuqive ekonomike, Francës dhe Gjermanisë dhe mund t’i japë një energji të re marrëdhënies së vakët mes udhëheqësve të këtyre dy vendeve.


Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kanë gjetur një mision të përbashkët në përgatitjen e një plani rimëkëmbjeje për bllokun me 27 anëtarë. Plani ka në qendër filozofinë buxhetore gjermane, që e vë në konflikt me shumë vende që nuk duan të bëjnë shpenzime.

Por nuk është e sigurtë nëse ky objektiv i ri do të hapë rrugën për nisma të tjera evropiane. Paketa stimuluese ndaj pandemisë prej 843 miliardë dollarësh për grante e kredi, e propozuar muajin e kaluar nga Komisioni Evropian, ende ndeshet me pengesa.

“Mendoj se kemi përpara një betejë të vështirë,” thotë Daniel Gros, drejtor i Qendrës CEPS për Studime mbi Politikat Evropiane me qendër në Bruksel. Por megjithë kundërshtimet, shton zoti Gros, vendet anëtare “do të duhet të bashkohen, kaq gjë është e qartë”.

Presidenca gjermane: Brexiti dhe Buxheti

Takimi i së premtes është një moment i rendësishëm për një numër arsyesh. Muajin e ardhshëm, fuqia më e madhe ekonomike e Evropës, Gjermania, do të marrë presidencën e radhës për gjashtë muaj, në një kohë kur do të zhvillohen edhe negociatat e vështira të Brexitit. Po në atë periudhë do të hapen edhe diskutimet për buxhetin e ardhshëm shtatë vjeçar për periudhën deri në 2027.

Diskutimet zhvillohen ndërkohë që Angela Merkel, udhëheqësja e BE-së që ka qëndruar më gjatë në post, përgatitet të largohet nga detyra vitin e ardhshëm.

Tara Varma, kryesuese e zyrës së Parisit për Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, beson se zonja Merkel tani është e përqëndruar tek e ardhmja:

“Ajo e di që ka një rol shumë të madh dhe kritik,” thotë zonja Varma, veçanërisht për të ndërtuar sovranitetin shëndetësor të bllokut, pasi pandemia zbuloi varësi të dukshme tek importet nga Kina dhe India. “Ajo e ka të qartë nevojën që BE-ja të jetë në gjendje të mbrojë veten dhe qytetarët e saj”.

Por detyra e parë të premten do të jetë arritja e një konsensusi për fondet.

“Grupi i njohur si “Katër Kursimtarët” e Evropës, që përfshin Suedinë, Holandën, Danimarkën dhe Austrinë kanë theksuar shqetësimet e tyre për planin e rimëkëmbjes pas COVID-19, i cili ka në shenjestër kryesisht vendet më të varfra jugore të bllokut.

“Si mund të jemi përgjegjës për shpenzimin e 562 miliardë dollarëve dhe t’ia faturojmë shpenzimet të ardhmes,” shkruanin ata në një letër të botuar këtë javë në gazetën Financial Times, duke nënvizuar se taksapaguesit evropianë do të jenë ata që e mbajnë barren mbi supe.

Të katër këto vende kanë propozuar kredi që duhet të paguhen më vonë nga vendet që i marrin dhe jo grante që nuk duhet të paguhen.

Gjermania ka qenë një ndër vendet që ka ngritur shqetësime të ngjashme për paketa stimuluese në të kaluarën. Por muajin e kaluar, Kancelarja Merkel bashkoi zërin me Presidentin francez Macron duke propozuar një paketë stimuluese prej 562 miliardë dollarësh për rimëkëmbje pas koronavirusit, e përfshirë në propozimin e përgjithshëm të komisionit.

Ndërsa bëri njoftimin muajin e shkuar, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, ish-ministre e mbrojtjes në kabinetin e Kancelares Merkel, e quajti planin “momenti i Evropës”, që do të bëjë që blloku ta marrë veten nga pandemia së bashku.

Gjatë një vizite në Gjermani në fillim të muajit, Ministri francez i Ekonomisë Bruno Le Maire ofroi një pikëpamje më të gjerë.

“Po shohim një pikë kthese në marrëdhëniet franko-gjermane”, tha zoti Le Maire për gazetën ‘Der Spiegel’, ndërsa përmendi edhe fusha të tjera lidhur me mundësinë për nisma të tjera të përbashkëta, përfshirë projekte industriale. Analistja Varma gjithashtu shpreson për një riangazhim.

“Në fillm të marrëdhënieve, pati pritshmëri nga të dy palët që nuk u përmbushën,” tha zonja Varma për duke patur parasysh Kancelaren Merkel dhe Presidentin Macron i cili erdhi në pushtet në vitin 2017. Zoti Macron pati ide të mëdha për Evropën ndërsa zonja Merkel u dobësua nga një koalicion i përçarë.

“Zoti Macron priste bashkëpunim më të madh nga Kancelarja Merkel që të ndërtonin mbi këtë energji franko-gjermane,” shtoi zonja Varma. “Pala gjermane kishte pritshmëri të tjera”.

Mospajtimet e vjetra

Berlini nuk ka të njëjtat pikpamje si zoti Macron për integrim më të ngushtë fiskal dhe të mbrojtjes. Por këtë javë, rrjeti televiziv Bloomberg njoftoi se të dy vendet po kërkojnë lidhje më të forta të mbrojtjes evropiane.

Këto përpjekje vijnë ndërsa Presidenti Donald Trump konfirmoi planet për tërheqjen e 9,500 trupave amerikane nga Gjermania, të cilën e ka kritikuar për dështimin për të shpenzuar sa duhet për mbrojtjen.

“Gjermania mbështetej tek Shtetet e Bashkuara dhe marrëdhëniet transatlantike për çështjet e sigurisë”, tha Varma. “Mendoj se po shohim një ndryshim edhe në këtë pikë”.

“Gjermania tani po arrin të kuptojë se Bashkimit Evropian do t’i duhet të mbrojë jo vetëm interesat ekonomike por edhe interesat e sigurisë, që përputhet me pozicion që ka mbajtur Franca prej kohësh,” tha ajo.

Por analistë të tjerë besojnë se uniteti aktual lidhur me paketën e shpërtimit ndaj COVID-19, mund të ndodhë vetëm një herë.

“Macron është i preokupuar nga shqetësimet e brendshme”, tha Gros me qendrën për politika CEPS. “Dhe Merkel e di se nuk do të ketë mbështetje të pafund brenda vendit për nismat evropiane”.

John Springford, zv/drejtor i Qendrës për Reforma Evropiane me seli në Londër, po ashtu është skeptik.

“Ka një përshtypje se ajo është pranë fundit të mandatit të saj dhe dëshiron të lërë si trashëgimi imazhin e një kancelareje që e ka bërë Evropën më të fortë”, tha zoti Springford për zonjën Merkel.

“Për momentin shohim një lloj martese e lumtur interesash tani mes saj dhe zotit Macron,” duke theksuar fondin e shpëtimit, “prandaj është realizuar diçka që është në vërtetë mjaft ambicioze”./ VOA



Ju sugjerojmë

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
Bota

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

31 Tetor, 2025 10:32 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?
Rajoni

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

31 Tetor, 2025 6:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
Para
Provimi i fundit, sot maturantët testohen në lëndët me zgjedhje

Provimi i fundit, sot maturantët testohen në lëndët me zgjedhje

150 euro për të kaluar kufirin, kapen në flagrancë 3 trafikantët

Detaje/ Vrasja në Gjirokastër, çfarë bëri autori pasi qëlloi 60-vjeçarin

Protestat/ Ç‘të bëjmë me monumentet e diskutueshme?

Protestat/ Ç‘të bëjmë me monumentet e diskutueshme?
















TE FUNDIT

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew

“Mori 40 eskorta”, historiani britanik zbulon detaje nga jeta e Princit Andrew
31 Tetor, 2025

Pallati Buckingham njoftoi të enjten se Mbreti Charles ka filluar procesin e heqjes së të gjithë titujve dhe nderimeve për...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
31 Tetor, 2025

Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, më 2 nëntor 2025, në nderim të Fatos Nanos,...

Lexo më shumë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
31 Tetor, 2025

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan...

Lexo më shumë

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com