Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rifillimi i dialogut/ Kurti: Po i përshtatet kërkesave të Serbisë

2020/06/16 at 6:02 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti i dërgon letër Trump: Dialogun do e udhëheq unë, tarifat hiqen

Rifillimi i dialogut Kosovë – Serbi “po u përshtatet kërkesave të Serbisë, si në kohë ashtu edhe në përmbajtje” sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka reaguar lidhur me mundësinë e rifillimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Data 27 qershor e takimit është aty sepse vjen pas datës 21 qershor kur mbahen zgjedhjet në Serbi dhe datës 24 qershor kur Vuçiq shkon në Moskë për t’u takuar me Putinin”, ka shkruar Kurti.

Ky reagim i Kurtit vjen pasi i dërguari i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell njoftoi se palët do të takohen më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Kreu i opozitës, Kurti ka shprehur edhe njëherë mosbesimin e tij nëse Kosova do të dalë fituese nga procesi i dialogut.

Sipas tij, ‘më parë se dialog si proces, kjo duket si takim njëditor ku servohen marrëveshjet’.

“Në anën tjetër, që Serbia të jetë e kënaqur, u sajua një qeveri koti në Kosovë e cila varet nga secili deputet i Listës Serbe, që hoqi reciprocitetin me Serbinë dhe ju zotua emisarit Grenell që nuk do të kërkojë anëtarësim për Kosovën në organizatat ndërkombëtare. (Kjo e fundit është heqje dorë nga neni 17, paragrafi 1, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës)”, ka shkruar Kurti.

“Qasja e këtillë asimetrike që ka për pikënisje pabarazinë e normuar midis Kosovës e Serbisë, sjell veçse marrëveshje të dëmshme, rrjedhimisht të papranueshme e të pazbatueshme. Andaj kjo gjen mbështetje vetëm te politikanë e zyrtarë që nuk përfaqësojnë popullin, sikurse Thaçi e Hoti”, përfundon postimi i tij.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100% për mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Ndërkohë kjo masë u zëvendësua me reciprocitet nga qeveria Kurti, por qeveria e re e kryeministrit Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Çfarë deklaronte Artan Lame pas dorëheqjes nga Kadastra dy vite më parë
Aktualitet

Çfarë deklaronte Artan Lame pas dorëheqjes nga Kadastra dy vite më parë

22 Maj, 2025 12:26 pm
“Të anulohen zgjedhjet presidenciale në Rumani”, kandidatit i refuzohet kërkesa
Bota

“Të anulohen zgjedhjet presidenciale në Rumani”, kandidatit i refuzohet kërkesa

22 Maj, 2025 12:19 pm
Shumica e izraelitëve bëjnë përgjegjës Netanyahun për dështimin e parandalimit të sulmit nga Hamasi
Bota

Vrasja e punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA, “zbulohet urdhri” i Netanyahut

22 Maj, 2025 12:01 pm
Deklarata shokuese/Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Biden s’i mbetet shumë kohë jetë
Bota

Deklarata shokuese/Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Biden s’i mbetet shumë kohë jetë

22 Maj, 2025 11:54 am
Votat e Greqisë, Celibashi i përgjigjet Partisë Demokratike
Aktualitet

Votat e Greqisë, Celibashi i përgjigjet Partisë Demokratike

22 Maj, 2025 11:50 am
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Përndjekje dhe profile false në rrjetet sociale, një i arrestuar e disa të proceduar

22 Maj, 2025 11:32 am
Ndarja nga jeta e Artan Lames, Fevziu: Iku i ri, kur po notonte në pasionin e tij
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artan Lames, Fevziu: Iku i ri, kur po notonte në pasionin e tij

22 Maj, 2025 11:27 am
I pari për numrin e votave/Gonxhja: Krenari, por s’ka lidhje me Bashkinë e Tiranës
Aktualitet

I pari për numrin e votave/Gonxhja: Krenari, por s’ka lidhje me Bashkinë e Tiranës

22 Maj, 2025 11:19 am
Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame
Aktualitet

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame

22 Maj, 2025 11:10 am
Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artan Lames, reagon Rama: Lajm i pabesueshëm, jam pa fjalë!

22 Maj, 2025 10:59 am
Para
Përse Shqipërisë i është cënuar siguria kombëtare?

Opinion/ Covid-19, a do të rikthehet karantina!

Covid-19/ Shifrat e fundit në Itali, Lombardia raporton më shumë raste

Covid-19/ Shifrat e fundit në Itali, Lombardia raporton më shumë raste

Lajçak nuk e konfimon prezencën në takimin në Shtëpinë e Bardhë

Lajçak nuk e konfimon prezencën në takimin në Shtëpinë e Bardhë

TE FUNDIT

Çfarë deklaronte Artan Lame pas dorëheqjes nga Kadastra dy vite më parë

Çfarë deklaronte Artan Lame pas dorëheqjes nga Kadastra dy vite më parë
22 Maj, 2025

Artan Lame u shua në moshën 58-vjeçare, një lajm që befasoi opinionin publik. Ai ka mbajtur një sërë funksionesh publike...

Lexo më shumë

“Të anulohen zgjedhjet presidenciale në Rumani”, kandidatit i refuzohet kërkesa

“Të anulohen zgjedhjet presidenciale në Rumani”, kandidatit i refuzohet kërkesa
22 Maj, 2025

Gjykata më e lartë e Rumanisë të enjten e ka hedhur poshtë si të pabazuar një kërkesë për t’i anuluar...

Lexo më shumë

Vrasja e punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA, “zbulohet urdhri” i Netanyahut

Shumica e izraelitëve bëjnë përgjegjës Netanyahun për dështimin e parandalimit të sulmit nga Hamasi
22 Maj, 2025

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, ka njoftuar rritjen e masave të sigurisë për të gjitha përfaqësitë diplomatike izraelite në botë,...

Lexo më shumë

Deklarata shokuese/Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Biden s’i mbetet shumë kohë jetë

Deklarata shokuese/Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Biden s’i mbetet shumë kohë jetë
22 Maj, 2025

Ronny Jackson, një ish-mjek i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka shërbyer nga viti 2013 deri në vitin 2018, ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com