Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dialogu me Serbinë, Thaçi: Takimi në Shtëpinë e Bardhë,në favor të Kosovës

2020/06/16 at 11:17 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dialogu me Serbinë, Thaçi: Takimi në Shtëpinë e Bardhë,në favor të Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në takimin e 27 qershorit në Shtetet e Bashkuara, ku pritet që të takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim amerikan.


Gjatë një konference për media të martën, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe se është e përkushtuar që të marrë pjesë në këtë proces të negocimit.

Ai po ashtu ka thënë se ky proces ka mbështetjen e plotë të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Qëndrimi i SHBA-së dhe ftesa për 27, për takim në Shtëpinë e Bardhë, rrit shpresën, optimizmin dhe besimin se ky proces do të ketë sukses. E para, pasi që ky proces e ka mbështetjen e qartë të SHBA-së, të vetë presidentit Trump si dhe këmbëngulësinë por edhe vizionin e ambasadorit Grenell”, ka deklaruar presidenti Thaçi.

Ai ka theksuar se përkushtimi amerikan është që nga procesi i dialogut të rezultojë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë si dhe anëtarësimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Uashingtoni e ka thënë qartë se ky proces, dhe kjo është thënë qartë në letrat që i ka dërguar vetë presidenti Trump, që ky proces është për njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar mes tjerash ai.

Thaçi nuk është i sigurt për takim me Lajçakun

I pyetur nga gazetarët nëse do të takohet me Mirosllav Lajçakun, të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti Thaçi ka thënë se nuk është i sigurt nëse do ta bëjë një gjë të tillë.

Lajçak pritet që të martën të zhvillojë disa takime gjatë vizitës së tij në Kosovë, mirëpo, presidenti i Kosovës ka delaruar se me të do të takohej vetëm nëse ai ka diçka konkrete për thënë sa i takon liberalizimit të vizave.

Të hënën, i emëruari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, përmes rrjetit social Twitter ka njoftuar se qeveritë e të dyja vendeve janë pajtuar që të takohen më 27 qershor në SHBA.

Sipas Grenellit, takimi do të ndodhë në Shtëpinë e Bardhë, pasi palët janë pajtuar që t’i heqin pengesat për dialog.

Grenell ka thënë edhe se Serbia është pajtuar që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës dhe se Kosova është pajtuar për të pezulluar përpjekjet për t’u anëtarësuar në mekanizma ndërkombëtarë.

Kujtojmë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur autoritetet e Kosovës patën vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Ndërkohë kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, mirëpo qeveria e re e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011 në Bruksel./ REL



Ju sugjerojmë

CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran
Bota

CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran

24 Qershor, 2025 9:11 pm
Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike
Bota

Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike

24 Qershor, 2025 9:07 pm
Vjen i nxehti përvëlues
Aktualitet

Vjen i nxehti përvëlues

24 Qershor, 2025 8:44 pm
“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore
Bota

“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore

24 Qershor, 2025 7:48 pm
Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën
Life Style

Nga lashtësia deri më sot, muret që “ndajnë” botën

24 Qershor, 2025 7:36 pm
Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit
Bota

Lufta në Gaza/ 46 viktima dhe 150 të plagosur nga sulmet e fundit

24 Qershor, 2025 7:20 pm
Armëpushimi/ Rikthehen fluturimet mbi Teheran
Bota

Armëpushimi/ Rikthehen fluturimet mbi Teheran

24 Qershor, 2025 7:06 pm
Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 15 viktima dhe 174 të plagosur
Bota

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, 15 viktima dhe 174 të plagosur

24 Qershor, 2025 6:57 pm
5000 foto nga baza e NATO/ Pranga 26-vjeçarit në Kretë, dyshohet si agjent i Iranit
Bota

5000 foto nga baza e NATO/ Pranga 26-vjeçarit në Kretë, dyshohet si agjent i Iranit

24 Qershor, 2025 6:55 pm
Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin
Bota

Trump: Putin më telefonoi, më tha a do ndihmë me Iranin

24 Qershor, 2025 6:36 pm
Para
Emri/ OFL bllokon automjetin e blinduar të biznesmenit

Vjedhje bankash, OFL iu dërgon formularin dy të dënuarve

Koronavirusi në Shqipëri, 5 pacientë në terapi intensive

Koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë një pacient

SPAK thërret si të pandehur ish-kryebashkiakun e Hasit

SPAK thërret si të pandehur ish-kryebashkiakun e Hasit
















TE FUNDIT

CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran

CNN: Sulmet e SHBA nuk shkatërruan depot nukleare në Iran
24 Qershor, 2025

Sulmet ushtarake amerikane ndaj tre prej objekteve bërthamore të Iranit fundjavën e kaluar nuk shkatërruan komponentët kryesorë të programit bërthamor...

Lexo më shumë

Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike

Netanyahu pas armëpushimit me Iranin: Arritëm një fitore historike
24 Qershor, 2025

Në një videomesazh drejtuar izraelitëve, kryeministri Benjamin Netanyahu përshëndet atë që e quan një "fitore historike". Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë

Vjen i nxehti përvëlues

Vjen i nxehti përvëlues
24 Qershor, 2025

Prej së mërkurës, Shqipëria pritet të përfshihet nga një valë e të nxehtit përvëlues, me temperatura që do të arrijnë...

Lexo më shumë

“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore

“Mbrojtëm veten, Presidenti iranian: Nuk kërkojmë të zhvillojmë armë bërthamore
24 Qershor, 2025

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian tha se Irani nuk kërkon të sigurojë armë bërthamore, por do të vazhdojë të mbrojë “të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com