Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbaron mbledhja për Zgjedhoren, palët bien dakord në dy pika

2020/06/15 at 8:08 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbaron mbledhja për Zgjedhoren, palët bien dakord në dy pika

Ka përfunduar mbledhja e sotme e Këshillit Politik ku po bëhet amendimi i pikave të marrëveshjes së arritur mes palëve në tryezë.


Damian Gjiknuri tha për mediat se palët kanë rënë dakord për identifikimin biometrik dhe financimin e partive. Megjithatë palët do të mblidhen sërish nesër pasi siç tha edhe ai ka ende disa pika për t’u diskutuar në lidhje me  KQZ dhe çështje të tjera në lidhje me fushatën zgjedhore për të cilat PD ka kërkuar më shumë kohë pasi kërkon të konsultohet me ekspertët e saj.

“Kemi pranuar raportin 1 me 3 të financimi publik dhe privat, nesër do të vazhdojmë mbledhjen tjetër. Ka ende disa pika për t’u diskutuar si çeshtja e KQZ dhe disa elementë që kanë të bëjnë më fushatë zgjedhore që PD do më shumë kohë. Shpresoj që nesër ta mbyllim ligjin zgjedhor përfundimisht. Ka ende diss pika për t’u diskutuar dhe kërkojnë më shumë kohë për t’u konsultuar me ekspertët e tyre”, tha Gjiknuri.

Përfaqësuesi i opozitës, Oerd Bylykbashi tha se shtrirja e identifikimit biometrik në të gjithë vendin do të mbrojë kutitë nga votat false.

“Diskutuam dy çështje të rëndësishme, identifikimi biometrik që është çështja kryesore e nënshkruar në Këshillin Politik si dhe financimin e partive politike. Sot diskutojmë për të gjetur garancitë dhe ajo që do të sjellë në draftin përfundimtar është identifikimi biometrik, që do të jetë në të gjitha qendrat e votimit. Kutitë e votimit do të jenë të mbrojtura. Çështja e dytë është financimi i partive politike. Sot ramë dakord për paketën e financimit të partive politike në fushatën zgjedhore. Ne kërkojmë që të gjejmë zgjidhje për fushatën. Në këtë kod kemi rënë dakord që të ketë reduktim të financimit privat dhe reduktim të shpenzimeve, ku 3-fshi do të jete vetëm 3-fishi i financimit publik. Sot partitë kanë të drejtë të shpenzojnë 10-fishin e parave që marrin nga privati. Nesër Këshilli Politik mblidhet sërish për çështje që janë të hapura”, tha Bylykbashi.

Përpos identifikimit biometrik në të gjithë qendrat zgjedhore dhe financimit të partive gjatë fushatës, palët politike kanë rënë dakord edhe në disa pika të tjera para mbledhjes së sotme.

Kolegji Zgjedhor do të quhet tashmë Kolegji Gjyqësor Zgjedhor dhe do të përbëhet nga 8 anëtarë që kanë kaluar vetingun. SPAK do të jetë organi që do të hetojë rastet ku pretendohet të ketë shitblerje votash. Është rënë dakord të ndryshohet periudha zgjedhore. Zgjedhjet do të zhvillohen nga 15 maj në 15 prill. Është rënë dakord për kuotat gjinore ku një në tre kandidatë do të jetë grua. Palët kanë rënë dakord gjithashtu që në çdo qendër votimi do të ketë kamera./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Aktualitet

Rama apel grave për kryerjen e mamografisë

21 Tetor, 2025 9:22 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të martë

21 Tetor, 2025 8:32 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 21 tetor 2025

21 Tetor, 2025 8:01 am
Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

20 Tetor, 2025 11:24 pm
Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
Aktualitet

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

20 Tetor, 2025 11:07 pm
Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
-U tha në Opinion

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

20 Tetor, 2025 11:02 pm
Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
Emisionet

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

20 Tetor, 2025 10:45 pm
“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”
Rajoni

“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”

20 Tetor, 2025 10:11 pm
Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla
Bota

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla

20 Tetor, 2025 8:58 pm
Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni
Bota

Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni

20 Tetor, 2025 8:26 pm
Para
Emri/ Aksident në Fushë-Krujë, humb jetën një 35-vjeçar

Humb kontrollin e motorit, ndërron jetë 31-vjeçari

Grenell njofton nisjen e dialogut, Vuçiç publikon bisedën me Putinin

Grenell njofton nisjen e dialogut, Vuçiç publikon bisedën me Putinin

Dy raste të reja me koronavirus në Kosovë

Regjistrohen mbi 100 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
















TE FUNDIT

Rama apel grave për kryerjen e mamografisë

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
21 Tetor, 2025

Në muajin e ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit, kryeministri Edi Rama ka përsëritur apelin për gratë dhe vajzat...

Lexo më shumë

Si parashikohet moti për këtë të martë

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
21 Tetor, 2025

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe...

Lexo më shumë

Horoskopi, 21 tetor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
21 Tetor, 2025

DASHI Ke përjetuar disa konflikte gjatë dy ditëve të fundit, por nervat e tua do të rikthehen në orët e...

Lexo më shumë

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
20 Tetor, 2025

Valentina Markut, shqiptarja që po promovon mundësi të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka folur në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com