Në një fshat në Indonezi, banorët u çuditën nga një gjetje e rrallë, një gjarpër i vogël me dy koka.
Gjarpri u bë shpejt i famshëm dhe mijëra njerëz vizituan fshatin, i cili ishte zbukuruar me dhurata hindu.
Në fund të gushtit, në anën tjetër të botës, dy këshilltarë të mjedisit në New Jersey gjetën një lloj gjarpri Timber me dy koka.
Gjarpri me dy koka mori emrin ‘Double Dave’ sepse burrat që e gjetën, e kishin të dy emrin Dave.
‘Për shkak se gjarpri ka pësuar mutacion, ka të ngjarë të mos mbijetojë në natyrë dhe të vritet nga grabitqarët,’- tha në një deklaratë firma e ruajtjes së kafshëve, Herpetological Associates.
Gjapri Timber është një specie në rrezik dhe mbrohet ligjërisht në New Jersey, dhe një gjarpër me dy koka është një dukuri e rrallë, tha firma./Opinion.al