Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirus/ Vaksina e Modernas kalon me sukses një tjetër pengesë

2020/06/14 at 6:14 PM
në -Shëndeti, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Koronavirus/ Vaksina e Modernas kalon me sukses një tjetër pengesë

Kompania Moderna Inc zhvilloi disa studime laboratorike të vaksinës së saj për COVID-19 tek minjtë, duke marrë siguri më të lartë se nuk do të rritet rreziku i shkaktimit të një sëmundjeje edhe më të rëndë dhe gjithashtu se një dozë mund të jetë e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje ndaj koronavirusit të ri.


Studimet e mëparshme mbi një vaksinë për SARS – një virus i të njëjtës familje me virusin e ri që shkakton COVID-19 – sugjeruan se vaksinat kundër këtij lloji të virusit mund të kenë efektin e paqëllimtë të shkaktimit të një sëmundjeje edhe më të rëndë kur personi i vaksinuar është ekspozuar më vonë ndaj patogjenit, veçanërisht te individët të cilët nuk prodhojnë një përgjigje imune të mjaftueshme.

Shkencëtarët e kanë parë këtë rrezik si një pengesë që duhej tejkaluar përpara se vaksinat të mund të testohen në mënyrë të sigurtë në mijëra njerëz të shëndetshëm.

Ndërsa të dhënat e lëshuara nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe kompania Moderna ofruan disa siguri, studimet nuk i përgjigjen plotësisht pyetjes.

“Ky nuk është as fillimi i informacionit fillestar”, tha Dr. Gregory Poland, një imunolog dhe studiues i vaksinave në Klinikën Mayo që e ka parë studimin, i cili duhet t’i nënshtrohet rishikimit nga studiues të tjerë.

Zoti Poland tha se studimi ishte jo i plotë, i çorganizuar dhe numri i kafshëve të testuara ishin të vogla.

Autorët thanë se e kanë dorëzuar studimin tek njëra prej revistave më të mira shkencore. Vaksina e kompanisë Moderna është në fazën e testimit tek vullnetarë të shëndetshëm. Kompania tha të enjten se planifikon të fillojë në korrik provat e fazës së fundit që do të përfshijë 30’000 njerëz.

Në studimet tek kafshët, minjtë morën një ose dy vaksinime me një shumëllojshmëri dozash të vaksinës së kompanisë Moderna, përfshirë dozat që konsiderohen jo aq të forta sa të nxisin një përgjigje imune mbrojtëse. Studiuesit në vazhdim ekspozuan minjtë ndaj virusit.

Analizat e mëpasshme sugjerojnë se përgjigjet imune “nën-mbrojtëse” nuk shkaktuan atë që njihet si sëmundje e frymëmarrjes e zgjeruar e lidhur me vaksinat, një ndjeshmëri ndaj sëmundjeve më të rënda në mushkëri.

“Doza nën-mbrojtëse nuk i ekspozoi minjtë ndaj një imunopatologjie të përshpejtuar pas (ekspozimit)”, – shkruante Dr. Barney Graham dhe kolegët e tij nga Qendra e Kërkimit të Vaksinave në Institutin Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Ngjitëse (NIAID) në dorëshkrimin e publikuar në faqen e internetit të bioRxiv.

Testimi i mëtejshëm sugjeroi se vaksina shkakton përgjigje të antitrupave për të bllokuar virusin nga qelizat infektuese.

Vaksina u duk gjithashtu se mbrojti kundër infeksionit nga koronavirusi mushkëritë dhe hundët pa mbetje të efekteve toksike, shkroi ekipi.

Ata vunë në dukje se minjtë që morën vetëm një dozë para ekspozimit ndaj virusit, shtatë javë më vonë ishin “plotësisht të mbrojtur kundër përtëritjes së virusit në mushkëri”, duke sugjeruar kështu se një vaksinim i vetëm parandalon që virusi të përsëritet në mushkëri.

“Në pamje të parë, duket premtuese nxitja e mbrojtjes së antitrupave neutralizues tek minjtë”, tha në një email Dr. Peter Hotez, një studiues në Kolegjin e Mjekësisë në Baylor. Ai nuk e kishte shqyrtuar studimin në detaj.

Dr. Poland, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim, tha se studimi lë jashtë “parametra të rëndësishëm” që mund të ndihmojnë shkencëtarët të gjykojnë punën.

“Rezultatet, siç janë paraqitur, ofrojnë të dhëna interesante që janë qetësuese… Duhet të përsëritet dhe duhet të rishikohet nga kolegë shkencëtarë”, tha ai./Burimi: VOA

Etiketa: Dr. Barney Grahampengesevaksine


Ju sugjerojmë

“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?
Bota

“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?

13 Janar, 2026 5:30 pm
Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit
Aktualitet

Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit

13 Janar, 2026 5:06 pm
Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit
Bota

Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit

13 Janar, 2026 4:26 pm
I arrestuar me urdhër të SPAK për vrasje, arratiset nga spitali
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

13 Janar, 2026 3:48 pm
Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit
Kronikë

Publikohen pamjet e Altin Ndocit duke u arratisur nga Spitali i Durrësit

13 Janar, 2026 3:34 pm
Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur
Aktualitet

Barinjtë nuk pranojnë të evakuohen, duan të qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur

13 Janar, 2026 2:58 pm
Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati: Nuk kthehet, vetëm po të jetë i çmendur të vijë
Aktualitet

Ku ndodhet Ergys Agasi? Avokati: Nuk kthehet, vetëm po të jetë i çmendur të vijë

13 Janar, 2026 2:38 pm
Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave
Bota

Media iraniane: 12 mijë persona të vrarë gjatë protestave

13 Janar, 2026 2:21 pm
I burgosuri u arratis nga spitali i Durrësit,Drejtoria e Burgjeve: Po punojmë për…
Kronikë

U arratis nga spitali i Durrësit, kush është Altin Ndoci

13 Janar, 2026 2:10 pm
“Dua të shkoj pak në tualet”, si u arratis i burgosuri nga spitali
Kronikë

“Dua të shkoj pak në tualet”, si u arratis i burgosuri nga spitali

13 Janar, 2026 2:04 pm
Para
Koronavirusi në Itali, ja sa viktima u shënuan në 24 orët e fundit

Pandemia në Itali, numri më i ulët i viktimave nga 7 marsi

Donald Trump, “politikani i murit” që nuk di të tërhiqet

Trump do të nisë fushatën presidenciale: Mos më padisni nëse infektoheni

Miratohet shpërblimi i fundvitit për pensionistët

Shtyhet afati i aplikimeve për kredi me garanci sovrane
















TE FUNDIT

“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?

“Oligarkët” e Teheranit, kush e qeveris realisht Iranin?
13 Janar, 2026

Pse Irani është sot skenë protestash dhe si shpjegohet fakti që, më pak se gjashtë muaj pas luftës dymbëdhjetëditore, qytetarët...

Lexo më shumë

Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit

Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit
13 Janar, 2026

Zv.kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, është shprehur se ka një përmirësim të situatës së përmbytjeve...

Lexo më shumë

Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit

Von der Leyen: Shumë shpejt sanksione të reja ndaj Iranit
13 Janar, 2026

Bashkimi Evropian do të propozojë shumë shpejt sanksione të mëtejshme ndaj autoriteteve përgjegjëse për shtypjen e protestave antiqeveritare në Iran....

Lexo më shumë

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

I arrestuar me urdhër të SPAK për vrasje, arratiset nga spitali
13 Janar, 2026

Pas arratisjes nga spitali e Altin Ndocit është pezulluar zinxhiri komandues i burgut të Durrësit. Altin Ndoci, i paraburgosur për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com