Përfaqësuesit e Opozitës Parlamentare kanë depozituar sot kërkesën e tyre për Reformën në Drejtësi.
Ata kërkojnë që zgjedhja e deputetëve të bëhët përmes sistemit proporcional me konkurrim rajonal.
Në dokument propozohet gjithashtu që e drejta e qytetarëve për të votuar emrat e kandidatëve të listave, duke zbatuar në këtë mënyrë sistemin “danez’ në votime.
Në draftin e pakicës në Kuvend theksohet gjithashtu se partitë politike nuk lejohet të bëjnë koalicone parazgjedhore, por vetëm pas zgjedhjeve.
Lidhur me këtë propozim ka reaguar nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, i cili akuzoi kryeministrin Rama se po përdor opozitën parlamentare.
Sipas tij, grupet opozitare nuk kanë synim hapjen e listave “por merakun e projektit të Edi Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.”
“E nxorrën kokën më në fund! Nuk kanë hallin e listave të hapura, por merakun e projektit të Edi Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore. I mbetur vetëm, Edi Rama po përdor patericat e Ballaopozitës në Kuvend me qëllim që të ndalojë me ligj koalicionet parazgjedhore. Ky ka qenë projekti i tij që në nisje të debatit për sistemin zgjedhor. Sa më fort bërtasin për lista të hapura pa koalicione, aq më shumë shfaqen në sytë e opinionit publik, si konkubina dhe shërbëtorë të regjimit kriminal të Edi Ramës, që po mundohen të mbajnë në këmbë një kufomë politike.”- shkruan Paloka. /Opinion.al