Partia Socialiste sot feston 29-vjetorin e themelimit të saj. Presidenti Ilir Meta, i ka shprehur urimin e tij socialistëve gjatë një konference për mediat.
“Uroj të gjithë socialistët për këtë ditë të rëndësishme edhe ti vlerësoj për të gjithë ato gjëra pozitive që kanë bërë në historinë e demokracisë dhe zhvillimit të saj dhe shpresoj të jetë një ditë reflektimi për ata që drejtojnë.”- tha Meta.
Por ditën e sotme ka ditëlindjen edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Presidenti Meta tha se i kishte dërguar atij një shishe verë dhe në fund shprehu dëshirën që palët, PS dhe PD të reflektojnë e të na japin marrëveshje të tjera.
“Padyshim që kam nisur një urim dhe një shishe verë, dhe shpresoj që ai ta kalojë gëzuar dhe të dy palët të reflektojnë e të na japin marrëveshje të tjera, që i shërbejnë plotësimit të 15 kushteve”, tha Meta. /Opinion.al