Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shëruar 15 pacientë me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjatë përditësimit të të dhënave se numri total i personave të shëruar ka shkuar në 960 ndërsa raste aktive janë 305.
Ministria po ashtu thekson se ka një rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv. Konkretisht, janë 41 raste, prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar. Të gjitha këto tregojnë që Covid19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht, shtoi Ministria.
Numri i viktimave mbetet 34./Opinion.al