Të shuash zjarrin në pus nafte duke qëlluar me artilerie anti-tank mund të duket e çuditshme por rezulton të jetë e efektshme.
Ngjarja ka ndodhur në Rusi, në rajonin Irkutsk, ku një pus nafte mori flakë në 30 maj dhe autoritetet thirrën ushtrinë për të shuar zjarrin gjigant të premten.
“Kjo metodë shërben për të mbyllur pusin dhe për të shuar flakët”, thuhej në një njoftim për mediat, të shpërndarë bashkë me planet nga operacioni.
Ushtarët qëlluan me armën kundërtank MT-12 Rapira nga 180 metra distancë nga pusi, tha Ministria e Mbrojtjes.
I gjithë operacioni, siç shihet edhe nga pamjet duket se ka marrë një natë të tërë.
Zjarri ra në një fushë të re që përbënte vetëm një pjesë të vogël të prodhimit të përgjithshëm të Kompanisë së Naftës Irkutsk. /Opinion.al
https://www.youtube.com/watch?time_continue=97&v=9VnpIi49aS8&feature=emb_title