Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

1 milion $ lirimi me kusht për policin e akuzuar në vdekjen e George Floyd

2020/06/09 at 8:15 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
1 milion $ lirimi me kusht për policin e akuzuar në vdekjen e George Floyd

Një gjykatës të hënën caktoi shumën 1 milion dollarë për lirimin me kusht për një polic në Mineapolis, të akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, në vdekjen e George Floyd.

44 vjeçari Derek Chauvin, pothuajse nuk tha asgjë gjatë seancës që zgjati 11 minuta, nën drejtimin e gjykatëses Denise Reilly përmes një komunikimi me video me qark të mbyllur nga një burg shtetëtor i sigurisë së lartë.

Avokati i tij, Eric Nelsen nuk e kundërshtoi vendimin për ngritjen e shumës nga 500 mijë dollarë të lirimit me kusht, që ishte vendosur fillimisht. Ai po ashtu nuk adresoi përmbajtjen e akuzave, ku përfshihen edhe akuza për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim të shkallës së dytë. Avokati mbrojtës nuk foli për shtypin pas procesit. Me 29 qershor është caktuar dalja e rradhës para gjykatës.

George Floyd, një afrikano-amerikan në pranga, vdiq me 25 maj pasi polici i bardhë vuri gjurin në qafën e tij për disa minuta edhe pasi Floyd pushoi së lëvizuri dhe bëri thirrje për të marrë frymë.

Vdekja e tij nxiti protesta, disa të dhunshme, në Mineapolis të cilat u përhapën me shpejtësi në qytetet amerikane dhe në mbarë botën. Chauvin dhe tre policë të tjerë në skenë u pushuan nga puna ditën pas vdekjes së zotit Floyd.

Tre policët e tjerë J. Kueng, Thomas Lane dhe Tou Thao janë akuzuar për ndihmë dhe mbështetje. Ata janë nën arrest dhe mund të lirohen me kusht përkundrejt shumës prej 750 mijë dollarë.

Familja e policit Lane ka krijuar një faqe në internet ku kërkon donacione për të ndihmuar në lirimin e tij me kusht. Në faqen e internetit theksohet mungesa e tij e përvojës dhe se sapo kishte përfunduar periudhën e provës, si dhe pyetja e tij për policin Chauvin nëse Floyd duhet të rrotullohej në anën tjetër. Aty theksohet edhe puna e tij vullnetare.

Vdekja e zotit Floyd ka ndezur thirrjet për reforma në policinë e Mineapolisit, të akuzuar prej kohësh nga aktivistë të komunitetit për diskriminim të thellë racial dhe brutalitet.

Shumica e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Mineapolisit thanë të dielën se mbështesin shpërndarjen e plotë të departamentit të policisë, megjithëse ende nuk kanë ofruar plane konkrete se me çfarë do të zëvendësohet.

“Askush nuk po thotë se duam të shfuqizojmë shëndetësinë dhe sigurinë” tha për një stacion radio Alondra Cano me këshillin bashkiak. “Ne po themi se kemi një sistem të prishur që nuk po prodhon rezultatet që duam.”

Shteti i Minesotës javën e shkuar nisi një hetim për të drejtat civile në departamentin e policisë. Të premten, këshilli miratoi ndalimin menjëherë të taktikave të shtrëngimit të qafës nga policia si dhe disa ndryshime të tjera. Ky hetim po vazhdon./ VOA

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Koronavirusi/ BSH: Shtyhet me 3 muaj kësti i kredive, jo penalitete

Si do të duket kartëmonedha e re 10 mijë lekë, më e madhja deri tani

VIDEO/Në Rusi shuajnë zjarrin në pusin e naftës duke e qëlluar me artileri

VIDEO/Në Rusi shuajnë zjarrin në pusin e naftës duke e qëlluar me artileri

Nuk zbatuan masat, gjobitet call center-i dhe lokali në Durrës

Arrestohen 4 persona në Durrës, mes tyre edhe një 20 vjeçar në kërkim

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com