Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin 5 personave në Tiranë dhe Kavajë. Konkretisht, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– Arsen Hysenaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
– Klajdi Qirjo, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
– Elvis Muça, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;
– Sejbi Kazazi, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;
– Daniel Meta, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Opinion.al