Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nga 2 atentatet e dështuara tek fotoja me Ramën, kush është Ardian Çapja

2020/06/08 at 12:06 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga 2 atentatet e dështuara tek fotoja me Ramën, kush është Ardian Çapja

Plagosja e sotme ndaj Ardian Çapjas tregon për një atentat të mirëmenduar ndaj tij megjithëse i vështirë për tu ekzekutuar pasi autorët kanë qëndruar në distancë nga objektivi.


Por ky nuk është atentati i parë ndaj Çapjas. Pas vrasjes së vëllait të tij në vitin 2016, familja u vu në shënjestrën e disa goditjeve me armë. Fillimisht u tentua vrasja e Florenc Çapjas pranë gjykatës së Elbasanit dhe më pas 2 herë është bërë atentat ndaj Ardian Çapjas.

Në gusht të vitit 2017 ndaj banesës ku qëndronte Ardian Çapja është goditur me predhë anti-tank por ajo nuk shpërtheu. Më pas një atentat i dytë brenda vitit është organizuar ndaj tij.

Autorët , të cilët ende nuk janë identifikuar, për të shmangur çdo dyshim, kishin modifikuar automjetin e përdorur prej tyre në mënyrë identike me atë të një prej fqinjëve të fisit Çapja, duke përdorur dhe targa të falsifikuara me numra të njëjtë. Pasi e kanë mbajtur nën vëzhgim për disa ditë, autorët kanë ndërhyrë në momentin kur Ardian Çapja po dilte nga banesa e tij. Ata kanë qëlluar nga një distancë e largët në momentin kur 49- vjeçari ka qenë pranë derës.

Kur ka dëgjuar të shtënat, menjëherë ai është futur brenda duke u shpëtuar plumbave. Nga rindërtimi i ngjarjes, sipas grupit hetimor, Çapja i ka pikasur autorët dhe kjo ka bërë që këta të fundit të qëllojnë nga një distancë e largët.

Fytyra e tij është bërë e njohur për publikun pasi gazetari Artan Hoxha publikoi në një nga emisionet “Opinion” një foto të tij me kryeministrin Rama e cila ishte bërë në ambjentet e hotel “Univers” në pronësi të familjes Çapja.

Familja Çapja ka qenë shënjestra e masakrës së shkurtit të vitit 2016 ku në një lokal në pronësi të tyre u qëllua me kallashnikov dhe pati tre viktima dhe pesë të plagosur mes të cilëve dhe njëri nga vëllezërit e Ardian Çapjas.

Në mars të vitit 2019, në qendër të qytetit vritet në mes të Elbasanit, avokati i familjes Çapja, Ravik Gurra.

Të dyja ngjarjet e mësipërme janë ende të pa zbardhura. Ato dyshohet të jenë rezultat i konfliktit të grupeve kriminale në qytet për trafikun e drogës.

Familja Çapja ka gjithashtu probleme hasmërie. në vitin 2005, ku Sokol Çapja u përfshi në konflikt me ish-kreun e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, Fadil Mema. Pas kësaj ngjarjeje mbeti i vrarë Sokol Çapja dhe si autorë u akuzuan nipat e oficerit të Policisë. Kjo pasoi me vrasjen e kunatit të Memës, Ardian Ibrahimi, në maj 2006.

Në vitin 2012, Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjes, u ekzekutua, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie. Ndërsa në mars 2015, në Torino të Italisë, u ekzekutua Fadil Mema.

Për këto ngjarje, nipi i Ardian Çapjas, Florenc Çapja ishte i dyshuari kryesor por ai u shpall i pafajëshm më herët gjatë këtij viti. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

5 Dhjetor, 2025 10:19 am
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Rusia: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes

5 Dhjetor, 2025 8:34 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të premte

5 Dhjetor, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 dhjetor 2025

5 Dhjetor, 2025 8:29 am
A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
-U tha në Opinion

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

4 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës
-U tha në Opinion

Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

4 Dhjetor, 2025 9:27 pm
Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet
Politikë

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Para
Disa Bashki pa kryetarë, Balla-Metës: Zgjohu nga gjumi

Opinionet e Venecias, sugjerimi i Ballës për Presidentin

Emri/ OFL bllokon automjetin e blinduar të biznesmenit

EMRAT/ Vjedhje me dhunë dhe drogë, kush ra në rrjetën e OFL

I plagosur në shpatull, atentati ndaj Çapjas me snajper me numër të fshirë

I plagosur në shpatull, atentati ndaj Çapjas me snajper me numër të fshirë
















TE FUNDIT

Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
5 Dhjetor, 2025

Dy persona, 29 vjeç dhe 22 vjeç, janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Hunter”. Këta...

Lexo më shumë

Rusia: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
5 Dhjetor, 2025

Kremlini thotë se është duke pritur një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë dhe Donald Trump pas bisedimeve të paqes në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të premte

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
5 Dhjetor, 2025

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 5 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
5 Dhjetor, 2025

DASHI Do të ketë shumë momente lidhjeje dhe pasioni gjatë gjithë ditës me Venusin në favorin tuaj. Lidhur me punën,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com