Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rikthehet frika në Elbasan, si ndodhi plagosja e Ardian Çapjas

2020/06/08 at 11:29 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rikthehet frika në Elbasan, si ndodhi plagosja e Ardian Çapjas

Policia ka njoftuar se mëngjesin e sotëm në urgjencën e Elbasanit është paraqitur Ardian Çapja, i cili dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri.


Familjarët e tij kanë deklaruar se ai është lënduar duke punuar në shtëpi dhe kanë mohuar të jetë plagosur me armë por tani 55-vjeçari është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Çapja ka qenë duke dalë nga banesa e tij, ndërsa dyshohet se disa persona i kanë hyrë nga pas, ku është një servis, dhe e kanë qëlluar në distancë. Disa minuta pasi ai është paraqitur në urgjencë, në zonën e Fushë Mbretit në Elbasan është gjetur një automjet i djegur brenda të cilit ka patur plumba. Kjo dihet pasi njëri nga zjarrëfikësit që po tentonte të shuante flakët është plagosur në këmbë pasi një nga plumbat ka shpërthyer nga nxehtësia.

Por plagosja e Ardia Çapjas në afërsi të shtëpisë së tij me armë zjarri nuk është lajm i mirë për Elbasanin.

Familja Çapja ka qenë shënjestra e masakrës së shkurtit të vitit 2016 ku në një lokal në pronësi të tyre u qëllua me kallashnikov dhe pati tre viktima dhe pesë të plagosur mes të cilëve dhe njëri nga vëllezërit e Ardian Çapjas.

Në mars të vitit 2019, në qendër të qytetit vritet në mes të Elbasanit, avokati i familjes Çapja, Ravik Gurra.

Të dyja ngjarjet e mësipërme janë ende të pa zbardhura. Ato dyshohet të jenë rezultat i konfliktit të grupeve kriminale në qytet për trafikun e drogës.

Familja Çapja ka gjithashtu probleme hasmërie. në vitin 2005, ku Sokol Çapja u përfshi në konflikt me ish-kreun e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, Fadil Mema. Pas kësaj ngjarjeje mbeti i vrarë Sokol Çapja dhe si autorë u akuzuan nipat e oficerit të Policisë. Kjo pasoi me vrasjen e kunatit të Memës, Ardian Ibrahimi, në maj 2006.

Në vitin 2012, Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjes, u ekzekutua, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie. Ndërsa në mars 2015, në Torino të Italisë, u ekzekutua Fadil Mema.

Për këto ngjarje, nipi i Ardian Çapjas, Florenc Çapja ishte i dyshuari kryesor por ai u shpall i pafajëshm më herët gjatë këtij viti. / Opinion.al



Ju sugjerojmë

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
Bota

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

22 Qershor, 2025 10:41 pm
Auto-Skicë
Life Style

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

22 Qershor, 2025 10:21 pm
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
Bota

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 10:10 pm
Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
Bota

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

22 Qershor, 2025 9:56 pm
Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë
Life Style

Sinjale misterioze perceptohen në Antarktidë

22 Qershor, 2025 9:22 pm
Auto-Skicë
Bota

Kritikoi sulmet ndaj Iranit, Trump i përgjigjet republikanin Massie: Humbës patetik

22 Qershor, 2025 8:37 pm
Izraeli tjetër valë sulmesh mbi Iran, IDF: Në shënjestër infrastruktura ushtarake
Bota

Franca, Gjermania dhe Britani thirrje Iranit pas sulmeve të SHBA: Të negociojmë

22 Qershor, 2025 8:16 pm
Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur
Sport

Algjeri/ Festa e titullit kthehet në tragjedi, 3 të vdekur

22 Qershor, 2025 7:32 pm
Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE
Aktualitet

Ambasadorja franceze: Mbështesim plotësisht integrimin e Shqipërisë në BE

22 Qershor, 2025 7:01 pm
Hekurudha Durrës-Prishtinë, Rama: Franca do të përfshihet në ndërtimin e saj
Kryesore

Sulmet e SHBA në Iran, Rama: Shqipëria mbështet përpjekjet e Trump

22 Qershor, 2025 6:52 pm
Para
VIDEO/ Protestat antiraciste, rrëzohet statuja historike

VIDEO/ Protestat antiraciste, rrëzohet statuja historike

Nga 2 atentatet e dështuara tek fotoja me Ramën, kush është Ardian Çapja

Nga 2 atentatet e dështuara tek fotoja me Ramën, kush është Ardian Çapja

Disa Bashki pa kryetarë, Balla-Metës: Zgjohu nga gjumi

Opinionet e Venecias, sugjerimi i Ballës për Presidentin
















TE FUNDIT

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin

Sulmet e SHBA/ Ministri i Jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime me Putin
22 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Iranit ka mbërritur në Moskë për bisedime me Vladimir Putinin, sipas një raporti nga agjencia shtetërore...

Lexo më shumë

A është ky vendi ku filloi jeta? Zbulohet “Qyteti i Humbur” nën oqeanin Atlantik

Auto-Skicë
22 Qershor, 2025

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund të...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Izraeli nis sulmet ndaj Iranit
22 Qershor, 2025

Mbrojtja ajrore është aktivizuar në qytetet iraniane, si Teheran, Tabrizin veriperëndimor dhe Yazdin qendror. Kjo për shkak se IDF, Forcat...

Lexo më shumë

The Times/ Pyetjet e ngritura që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

Bombardimet e SHBA, IAEA:S’ka rritje të niveleve të rrezatimit në centralet iraniane
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara vendosën t’i bashkoheshin ofensivës së Izraelit dhe të godisnin objektet bërthamore iraniane, sekretari amerikan i mbrojtjes,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com