Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë e shtyu Hugo që t’i shkruante përkthyesit italian të romanit të tij

2020/06/04 at 10:14 AM
në Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Çfarë e shtyu Hugo që t’i shkruante përkthyesit italian të romanit të tij

Nga Aurenc Bebja-“Le Rappel” ka botuar, të dielën e 13 janarit 1878, në faqen n°3, letrën ekskluzive të Victor Hugo drejtuar përkthyesit italian të romanit të tij “Les Misérables”, më 18 tetor 1862.


LETRA E VICTOR HUGO

Një gazetë e re, “Le Glaneur littéraire”, botoi një letër të shkruar në 1862 për përkthyesin italian të “Les Misérables”, z. G. Daelli. Kjo letër, përmbajtjen e të cilës do ta zbuloni, nuk ishte botuar kurrë më parë në Francë :

Hauteville-House, 18 tetor 1862.

Zotëri, ju keni të drejtë, kur më thoni që libri “Les Misérables” është shkruar për të gjithë popujt. Nuk e di nëse do të lexohet nga të gjithë, por e kam shkruajtur për të gjithë. I drejtohet Anglisë po aq sa Spanjës, Italisë po aq sa Francës, Gjermanisë po aq sa Irlandës, republikave që kanë skllevër si dhe perandorive që kanë bujkrobër.

Problemet sociale tejkalojnë kufijtë. Plagët e racës njerëzore, këto plagë të mëdha që mbulojnë globin, nuk ndalen në vijat blu ose të kuqe të vizatuara në hartën botërore. Kudo që njeriu injoron dhe dëshpëron, kudo që gruaja e shet veten për bukë, kudo që fëmija vuan për një libër që e mëson ose një shtëpi që e ngroh, libri “Les Misérables” troket dhe thotë : Hapeni derën, kam ardhur për ju.

Në këtë orë, ende kaq të errët, të civilizimit në të cilin gjendemi, mjerimi quhet NJERIU; ai është në agoni në të gjitha kohët dhe rënkon në të gjitha gjuhët.

Italia juaj nuk është më shembullore në raport me të keqen se Franca jonë. Italia juaj e admirueshme mbart në fytyrën e saj të gjitha mjerimet. Mos vallë banditizmi, kjo formë e tërbuar e varfërisë, nuk banon në malet tuaja? Pak kombe janë gllabëruar aq thellë sa Italia nga kjo ulçerë e manastireve që u përpoqa t’i hetoja. Ju mund të keni Romën, Milanon, Napolin, Palermon, Torinon, Firencen, Sienën, Pizën, Mantovën, Bolonjën, Ferrarën, Xhenovën, Venecian, një histori heroike, rrënoja sublime, monumente madhështore, qytete të shkëlqyera, por ju jeni, si ne, të varfër. Ju jeni të mbuluar nga mrekullitë dhe parazitët. Padyshim që dielli i Italisë është i shkëlqyeshëm, por, fatkeqësisht! kaltërsia e qiellit nuk i fsheh dot leckat (zhelet) mbi njeriun.

Ju, si ne, keni paragjykime, bestytni, tirani, fanatizëm, ligje të verbëra që mbështesin zakonet injorante. Ju nuk e shijoni të tashmen ose të ardhmen, pa shijen e së kaluarës. Ju keni një barbar, murgun (priftin) dhe një egërsirë, lazzaronen. Çështja sociale është e njëjtë për ju si dhe për ne. Vdesin më pak urie te ju, dhe pak më shumë nga ethet; higjena juaj sociale nuk është shumë më e mirë se e jona; Terri, protestant në Angli, është katolik në Itali; por nën emra të ndryshëm, “vescovo” është identik me “bishop-in”, gjenden aty natën dhe kanë të njëjtat cilësi. Shpjegimi i gabuar i Biblës ose moskuptimi i Ungjillit është e njëjta gjë.

A duhet të këmbëngulim? a duhet ta shohim më tej këtë paralelizëm të zymtë? A nuk keni njerëz në nevojë? shikoni poshtë. A nuk keni parazitë? shikoni lart. Ky ekuilibër i shëmtuar, dy fushat e të cilit, mjerimi (varfëria) dhe parazitizmi, barazpeshohen me vështirësi, a nuk lëkundet para jush si para nesh?

Ku është ushtria juaj e mësuesve të shkollës, ushtria e vetme që qytetërimi pranon? Ku janë shkollat tuaja falas dhe të detyrueshme? A dinë të gjithë të lexojnë në atdheun e Dantes dhe Michelangelos? A i keni bërë kazermat tuaja shkolla ushtarake? A nuk keni ju, ashtu si ne, një buxhet të rëndësishëm për luftën dhe qesharak për arsimin? A nuk keni edhe bindje pasive, të cilat lehtësisht ju shndërrojnë në ushtarë? A nuk keni një militarizëm që iu jep urdhër të qëlloni mbi Garibaldin, domethënë mbi krenarinë e gjallë të Italisë? Le ti bëjmë ekzaminimin rendit tuaj shoqëror, le ta marrim ashtu siç është, le të shohim veprën e tij flagrante, më tregoni gruan dhe fëmijën. Shkalla e civilizimit matet me sasinë e mbrojtjes që rrethon këto dy qenie të dobëta. A ka më pak prostitucion në Napoli sesa në Paris? Sa është sasia e vërtetësisë që del nga ligjet tuaja dhe sasia e drejtësisë që del nga gjykatat tuaja? A bëni sikur nuk i kuptoni këto fjalë të errëta : hakmarrje publike, abuzim legal, burg, arenë ekzekutimi, dënim me vdekje?

Italianë, te ju ashtu si te ne, Beccaria (Cesare) ka vdekur dhe Farinace është gjallë. Dhe pastaj, le të shohim arsyen tuaj shtetërore. A keni një qeveri që kupton identitetin e moralit dhe të politikës? Po i amnistoni heronjtë! Ne kemi bërë diçka të ngjashme në Francë. Ja, le të flasim për mjerimet : që secili të sjellë grumbullin e tij, ju jeni po aq të pasur sa ne. A nuk keni si ne dy mallkime (dënime) : mallkimin fetar të shqiptuar nga prifti dhe atë social të dekretuar nga gjykatësi? O popull i shkëlqyer i Italisë, ti je i ngjashëm me popullin e madh të Francës! Fatkeqësisht, vëllezër, ju jeni si ne “des Misérables – të Mjerë !”

Nga thellësia e hijes ku jemi dhe ku jeni, nuk shihni shumë më qartë se sa ne portat rrezatuese dhe të largëta të Edenit. Priftërinjtë gabohen : këto dyer të shenjta nuk janë pas nesh, por para nesh.

Si përfundim, ky libër, Les Misérables, nuk është më pak pasqyra juaj se e jona. Disa njerëz, disa shtresa të shoqërisë, revoltohen kundra këtij libri, i kuptoj. Pasqyrat, këto transmetuese të së vërtetës, urrehen; kjo nuk i pengon ato të jenë të dobishme.

Sa për mua, unë kam shkruajtur për të gjithë, me një dashuri të thellë për vendin tim, por pa u shqetësuar për Francën më shumë sesa për një popull tjetër. Ndërsa përparoj në jetë, thjeshtësohem dhe bëhem gjithnjë e më patriot i njerëzimit.

Për më tepër, kjo është tendenca e kohës sonë dhe ligji i ndikimit të Revolucionit francez; librat, për t’iu përgjigjur zgjerimit (përhapjes) në rritje të civilizimit, duhet të pushojnë të qenit ekskluzivisht në gjuhën frënge, italiane, gjermane, spanjolle, angleze dhe të bëhen evropianë; unë them më shumë humanë (njerëzorë).

Prej kësaj, një logjikë e re e artit, dhe e disa nevojave të përbërjes që modifikojnë gjithçka, madje edhe kushtet, më parë të ngushta, të shijes dhe të gjuhës, të cilat duhet të zgjerohen si pjesa tjetër.

Në Francë, disa kritikë më qortuan, fatmirësisht për mua, sepse isha jashtë asaj që ata e quajnë shije franceze; Unë do të kisha dashur që kjo lëvdatë të ishte e merituar.

Me pak fjalë, bëj atë që mundem, vuaj nga vuajtja universale dhe përpiqem ta lehtësoj atë; Unë kam vetëm forcën e vogël të një njeriu dhe u bëj thirrje të gjithëve : Më ndihmoni !

Kjo, zotëri, është ajo që letra juaj më bën t’ju them, e them për ju dhe për vendin tuaj. Nëse këmbëngula shumë, kjo ishte për shkak të një fjalie në letrën tuaj. Ju më shkruani : “ — Ka italianë, dhe shumë, të cilët thonë : Ky libër, Les Misérables, është një libër francez. Kjo çështje s’na përket. Le ta lexojnë francezët si një histori, ne e lexojmë si një roman.”  — Fatkeqësisht! e përsëris, italianë apo francezë, mjerimi na shqetëson të gjithëve. Meqenëse historia shkruan dhe filozofia reflekton, mjerimi është veshja e racës njerëzore; ka ardhur momenti të zhvishet kjo zhele, të zëvendësohet në trupin nudo të Njeriut-Popull, veshja leckamane e së kaluarës me fustanin e madh të purpurt të agimit.

Zotëri, nëse kjo letër ju duket e nevojshme për të qartësuar disa mendje dhe larguar disa paragjykime, mund ta botoni.

Duke ju paraqitur sigurinë e re të ndjenjave të mia më të veçanta.

Victor Hugo

https://www.darsiani.com/la-gazette/cfare-e-shtyu-victor-hugo-ne-qe-t-i-shkruante-perkthyesit-italian-te-romanit-te-tij-les-miserables-letra-e-1862/

 



Ju sugjerojmë

Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Sekuestro nga..
Aktualitet

Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Sekuestro nga..

12 Korrik, 2025 2:41 pm
“Drejtësi për Agonin”: Protestë në Kosovë pas vdekjes së 27-vjeçarit
Rajoni

“Drejtësi për Agonin”: Protestë në Kosovë pas vdekjes së 27-vjeçarit

12 Korrik, 2025 2:31 pm
U zunë në mënyrë të paligjshme/ Lirohen hapësirat publike në Tiranë, 2 në procedim
Aktualitet

U zunë në mënyrë të paligjshme/ Lirohen hapësirat publike në Tiranë, 2 në procedim

12 Korrik, 2025 2:10 pm
‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..
Aktualitet

‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..

12 Korrik, 2025 1:57 pm
Ndahet nga jeta në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum
Aktualitet

Ndahet nga jeta në Kavajë ish-ambasadori gjerman, Werner Daum

12 Korrik, 2025 1:39 pm
Akuzohet për financim të ISIS, GJKKO dënon me burg Muhamet Manollarin
Aktualitet

Trafik droge nga Amerika Latine, Gjykata e Posaçme lë në burg 7 të arrestuarit

12 Korrik, 2025 1:37 pm
Policia sekuestron 40 mijë € veshje të kontrabanduara/ Do shiteshin te tregu i..
Aktualitet

Policia sekuestron 40 mijë € veshje të kontrabanduara/ Do shiteshin te tregu i..

12 Korrik, 2025 1:22 pm
Rinis operacioni ndaj ndërtimeve pa leje në Theth/ Policia mbështet forcat e IKMT
Aktualitet

Rinis operacioni ndaj ndërtimeve pa leje në Theth/ Policia mbështet forcat e IKMT

12 Korrik, 2025 12:52 pm
Lirimi i hapësirave/ Rama: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve
Aktualitet

Lirimi i hapësirave/ Rama: Në Lungomare, një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve

12 Korrik, 2025 12:34 pm
Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…
Aktualitet

Mediu në konferencën e ECR: Shqipëria përballet me autoritarizëm, demokracia po…

12 Korrik, 2025 12:23 pm
Para
Digjet makina në Vlorë, çfarë dyshohet

Digjet makina në Vlorë, çfarë dyshohet

Përdhunimi i minorenes,propozimi i deputetit:Të rikthehet dënimi me vdekje

Përdhunimi i minorenes,propozimi i deputetit:Të rikthehet dënimi me vdekje

Deputeti “donzhuan” largohet nga grupi demokrat: S’merrem me…

Deputeti "donzhuan" largohet nga grupi demokrat: S'merrem me...
















TE FUNDIT

Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Sekuestro nga..

Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë! Sekuestro nga..
12 Korrik, 2025

Përmes një postimi në rrjetet sociale e shoqëruar edhe me anë të një videoje, kryeministri Edi Rama ka bërë një...

Lexo më shumë

“Drejtësi për Agonin”: Protestë në Kosovë pas vdekjes së 27-vjeçarit

“Drejtësi për Agonin”: Protestë në Kosovë pas vdekjes së 27-vjeçarit
12 Korrik, 2025

Paraditen e së shtunës është mbajtur një protestë paqësore në qytetin e Lipjanit me thirrjet për drejtësi në rastin e...

Lexo më shumë

U zunë në mënyrë të paligjshme/ Lirohen hapësirat publike në Tiranë, 2 në procedim

U zunë në mënyrë të paligjshme/ Lirohen hapësirat publike në Tiranë, 2 në procedim
12 Korrik, 2025

Lirohen dy hapësira publike të zëna në mënyrë të paligjshme, në rrugën “Sami Frashëri” dhe në zonën e Astirit në...

Lexo më shumë

‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..

‘Në shtetrrethim’/Berisha:Ramaduro i shkatërron Thethit dhe veriut turizmin. Dënoj..
12 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar mbi situatën e ndodhur ditë e fundit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com