Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emri/ Heroina në Portin e Durrësit, arrestohet pas dy javësh organizatori

2020/06/03 at 3:27 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Emri/ Heroina në Portin e Durrësit, arrestohet pas dy javësh organizatori

Dy javë pas ndalimit të tentativës për trafikimin 68 pako lënde narkotike heroinë në Portin e Durrësit, policia ka arrestuar poseduesin e lëndës narkotike. Sipas informacioneve, i arrestuari është identifikuar si Pirro Çapi, 55 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës.


Në kohën kur u gjend lënda narkotike policia arrestoi drejtuesin e kamionit ku ishin fshehur 38 kg heroinë. Për 55-vjeçarin, Policia deklaron se ai është organizatori i trafikimit të heroinës të kapur në Port.

Njoftimi i policisë

Durrës

Vijon operacioni “Parkingu”.

Operacioni për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të drogave të forta, në kuadër të të cilit, dy javë më parë, në Port Durrës, nga Policia Kufitare u sekuestruan 68 pako me lëndë narkotike heroinë dhe u vu në pranga drejtuesi i kamionit në të cilin u konstatua lënda narkotike.

Sektori për Narkotikët në DVP Durrës ka zbardhur skemën e organizmit të tentativës për trafikim të sasisë së lëndës narkotike të sekuestruar. Vihet në pranga organizatori, njëherazi edhe poseduesi i 38 kg heroinë.

Më datë 17.05.2020, në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, në bazë të analizës së riskut, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës dhe autoritet doganore, ushtruan kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në kamionin që drejtonte shtetasi Dh. Z. dhe si rezultat i kontrollit, poshtë sediljeve u konstatuan dy vende të fshehura, brenda të cilave ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, si dhe vunë në pranga drejtuesin e kamionit,  shtetasin Dh. Z., 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Në vijim të punës për zbardhjen e plotë, identifikimin dhe kapjen e personave organizatorë të kësaj tentative për trafikim të drogave të forta drejt Italisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, pas një pune operativo-gjurmuese dhe hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, bënë të mundur sigurimin e provave dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Mbi bazën e provave të grumbulluara, paraditen e sotme, Prokuroria nxori urdhrin e ndalimit për shtetasin P. Ç, 55 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në zbatim të urdhrit të ndalimit, e kanë kapur dhe ndaluar shtetasin P. Ç. në afërsi të banesës së tij,  në rrugën “Kumini”, në lagjen nr. 4 Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është organizatori dhe poseduesi i sasisë prej 38 kg heroinë të kapur në datën 17.05.2020, në Portin e Durrësit.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materiale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet
Kryesore

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet

15 Nëntor, 2025 1:23 pm
Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur
Kryesore

Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur

15 Nëntor, 2025 12:40 pm
Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza
Bota

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza

15 Nëntor, 2025 11:57 am
Rama: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Veliajn, tani ta kthejë në zyrë
Kryesore

Rama: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Veliajn, tani ta kthejë në zyrë

15 Nëntor, 2025 11:53 am
Rama:Manastirliu do të jetë kandidatja jonë për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet
Kryesore

Rama:Manastirliu do të jetë kandidatja jonë për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

15 Nëntor, 2025 11:51 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

15 Nëntor, 2025 9:37 am
U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

15 Nëntor, 2025 8:32 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi për sot, 15 nëntor 2025

15 Nëntor, 2025 8:27 am
Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër
Bota

Maduro-Trumpit: Duam paqe në të gjithë Amerikën, jo një Libi apo Afganistan tjetër

14 Nëntor, 2025 10:31 pm
Para
Vjosa Osmani kundër qeverisë së re në Kosovë: Varet nga Beogradi

Vjosa Osmani kundër qeverisë së re në Kosovë: Varet nga Beogradi

Në Britani nis testimi i ibuprofenit “special” për të trajtuar Covid-19

Në Britani nis testimi i ibuprofenit "special" për të trajtuar Covid-19

VIDEO/ Pyetja e gazetarit lë pa fjalë për 20 sekonda kryeministrin

VIDEO/ Pyetja e gazetarit lë pa fjalë për 20 sekonda kryeministrin
















TE FUNDIT

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet
15 Nëntor, 2025

Në një kohë që kryeministri Edi Rama ka nisur turin e dëgjesave me qytetarët për prezantimin e projektbuxhetit 2026, kryetari...

Lexo më shumë

Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur

Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur
15 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për atentatin e Rinasit ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando...

Lexo më shumë

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza

Hamasi rimerr në heshtje kontrollin në Gaza
15 Nëntor, 2025

Nga rregullimi i çmimit të pulës deri te vendosja e tarifave për cigaret, Hamasi po kërkon të zgjerojë kontrollin mbi...

Lexo më shumë

Rama: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Veliajn, tani ta kthejë në zyrë

Rama: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Veliajn, tani ta kthejë në zyrë
15 Nëntor, 2025

Nga njësia nr. 3, ku po zhvillon dëgjesa publike me banorët për projektbuxhetin 2026, kryeministri Edi Rama komentoi sërish vendimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com