Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 2 viktima dhe 62 raste të reja në 24 orë

2020/05/31 at 3:11 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 2 viktima dhe 62 raste të reja në 24 orë

Është rritur numri i viktimave dhe i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë ka bërë më dije se në 24 orët e fundit dy [ersona kanë humbur jetën, ndërsa janë regjistruar 62 raste të reja.

Viktimat janë një burrë i moshës 64 vjeç nga Gostivari dhe një tjetër i moshës 60 vjeçe nga Struga. Aktualisht, numri i personave që kanë humbur betejën me Covid-19 ka arritur në 133 persona.

Sa i përket infektimeve, numri më i madh i tyre është nga Shkupi, gjithsej 24 raste ndërsa numër të lartë ka edhe në qytetin e Shtipit ku janë regjistruar 14 të infektuar dhe 12 në qytetin e Tetovës.

Nga 2226 të infektuar në Maqedoninë e Veriut, 1552 janë shëruar ndërsa aktiv ende janë 541 raste. Me koronavirus është infektuar edhe deputeti dhe njëherit nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zeqiri, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën tremuajshe. Njoftimi është bërë nga vet Zeqiri.

“Unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tremujshe kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19…edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdesshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe t’i nënshtroheni testimit”, ka shkruar ai në Facebook.

Drejtuesit e institucioneve kanë tërhequr vërejtjes se rritja e raste të të infektuarve mund të rikthej masat e karantinës shtetërore nëse qytetarët nuk do të respektojnë masat mbrojtëse. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se 673 personave i ka shqiptuar gjobë për mosmbajtjen e maskave vetëm në 24 orët e fundit.

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ka firmosur dekretin për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 14 ditë. Pendarovski ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme është vazhduar pas informacioneve për rritjen e numrit të të infektuarve që institucionet të kenë mundësi ligjore të përballen me pandeminë.

Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
Ky është vendi i parë në Evropë që hap dyert e stadiumeve për tifozët

Ky është vendi i parë në Evropë që hap dyert e stadiumeve për tifozët

Teatri/ Qytetarë shqiptarë dhe italianë protestë në Padova (Video)

Teatri/ Qytetarë shqiptarë dhe italianë protestë në Padova (Video)

Opinion/Ç’do të bëjë Lulzim Basha?

Opinion/Ç’do të bëjë Lulzim Basha?

TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com