Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Një ditë para afatit të fundit për Zgjedhoren, çështjet ende pa konsensus

2020/05/30 at 9:12 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sot diskutohet ndryshimi sistemit,axhenda e tryezës për reformën zgjedhore

31 Maji është vendosur si afati i fundit për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. Siç tha edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ky nuk është një afat i vendosur nga ndërkombëtarët por është një premtim që partitë politike i kanë bërë shqiptarëve dhe që duhet mbajtur.

Por a do t’i lënë palët politike mënjanë ndasitë dhe të gjejnë një konsensus për të përmbushur premtimin?

Pas dy ditësh me dakordësi mbi disa çështje, negociatat mes palëve ranë dje përsëri në pikën 0 pasi nuk u arrit konsensus për asgjë. Çështjet më të nxehta që ndajnë opozitën e bashkuar me mazhorancën janë administrata zgjedhore, kolegji zgjedhor dhe identifikimi biometrik.

Partia Socialiste kërkon depolitizim të plotë të admininstratës zgjedhore por opozita nuk ka besim tek procesi dhe shpreh sheqetësimin e saj se kryeministri Rama do ta përdorë këtë si justifikim për  të vendosur militantë për të kontrolluar procesin.

Sa i përket Kolegjit Zgjedhor, opozita kërkon që rolin e tij si organ shqyrtues i ankimimit të palëve ta marrë Gjykata Kushtetuese. Në njëfarë mënyrë opozita po kërkon kështu edhe vënien në funksion sa më shpejtë të kësaj Gjykate pas 2 vitesh tashmë jashtë funksionit. PS nuk është shprehur konkretisht për këtë pikë por ka theksuar se anëtarët e Kolegjit Zgjedhor duhet të kenë kaluar të gjithë vetigun. Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka një sërë çështjesh me interes për të shqyrtuar pasi të vihet në funskion, ndër to edhe ligjshmëria e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Opozita e bashkuar ka deklaruar se qeveria tranzitore është kusht i padiskutueshëm dhe këmbëngul gjithashtu që identifikimin biometrik në zgjedhje të jetën në të gjithë vendin si e vetmja garanci, që sipas saj do të pengojë mbushjen e kutive të votimit. Por shumica socialiste thotë për këtë nuk ka kohë dhe garanci nga teknologjia dhe pranon kushtin të pjesshëm, pra që identifikimi biometrik të jetë vetëm në zona të caktuara.

Opozita parlamentare e përfaqësuar nga Rudina Hajdari ka si kusht të sajin ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kjo pikë është futur sipas saj në axhendën e diskutimeve duke shqyrtuar sistemin danez. Mazhoranca është shprehur se kjo do të kërkojë më shumë kohë dhe duhet të presë për një moment tjetër.

Deri tani palët kanë arritur të gjejnë konsensus për 5 pika që lidhen me financimin e partive duke rritur financimin nga ana e shtetit dhe ulur ndjeshëm financimin nga privati, kuotën gjinore në zgjedhje ku 1 në 3 emra në lista do të jetë një grua, ndryshimi i periudhës zgjedhore, sistemin e monitorimit të kamerave dhe praninë e policisë në zgjedhje jashtë çdo qendre votimi dhe numërimi. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
-U tha në Opinion

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

14 Korrik, 2025 10:57 pm
Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
-U tha në Opinion

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

14 Korrik, 2025 10:44 pm
Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
-U tha në Opinion

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

14 Korrik, 2025 10:32 pm
Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Basha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë, duhet paketë tjetër ekonomike

Basha: Kush minon garancitë për standartet nuk do zgjedhje demokratike

Organizimi administrativ i Shqipërisë sipas Eqrem Bej Vlorës

Organizimi administrativ i Shqipërisë sipas Eqrem Bej Vlorës

Protestat në SHBA/ Qëllohet mbi turmën, humb jetën një 19-vjeçar

Protestat në SHBA/ Qëllohet mbi turmën, humb jetën një 19-vjeçar

TE FUNDIT

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën me gazetarin, Blendi Fevziu, në “Opinion” ka risjellë në kujtesën e gjithë...

Lexo më shumë

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën për gazetarin Blendi Fevziu, në “Opinion” ka treguar momentet kur shumë shqiptarë vendosën të...

Lexo më shumë

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, u nda nga jeta dy ditë më parë, 12 korrik, gjatë një vizite në...

Lexo më shumë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com