Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka ka reaguar në lidhje me procesin e Reformës Zgjedhore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim shprehet se kanë mbetur edhe 2-3 çështje për të gjetur dakortësinë brenda 31 majit ndaj edhe nxit palët që të shkojnë përpara duke ju kujtuar se askush nuk mund të marrë gjithçka në këto negociata.
“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur me COVID). Jo çdokush do të marrë gjithçka që dëshiron – përcaktimi i negociatave. Ju jeni afër – mos pushoni, mos u zhgënjeni ??!”, -shkruan Yuri Kim./ Opinion.al