Një shishe konjaku, prodhuar në vitin 1762, u shit në ankand për 146 mijë dollarë. Konjaku tepër i rrallë “Gautier” është një prej më të vjetërve në botë dhe prej tij kanë mbetur vetëm 3 shishe.
Shtëpia e ankandeve “Sotheby”, shishja e shitur të enjten është më e madhja nga të trija, dhe është quajtur ndryshe “vëllai i madh”. Ajo ishte pronë e së njëjtës familje për breza me radhë. Fituesi i ankandit do të shpërblehet edhe me një eksperiencë të paharrueshme në distilerinë e “Gautier” në Francë, themeluar në vitin 1755.
Shishja mbart në vetvete një histori interesante. Në shekullin XIX, stërgjyshërit e tij birësuan një jetim të quajtur Alphonse, i cili më pas shkoi të punonte në zonën e Konjakut. Kur u kthye në shtëpi një dekadë më vonë ai solli me vete një kuti plot me shishe konjaku. Mes tyre ishin edhe tre shishet “Gautier”, që janë ruajtur në mënyrë të përkryer prej asaj kohe. Alphonse nuk mundi të kthehej i gjallë pasi luftoi në Luftën I Botërore në vitin 1914, por shishet mbetën pjesë e familjes./Opinion.al