Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nënshkruan sot kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore shqiptare me helikopterë “Black Hawk”, në bazën ajrore të Farkës.
“Ky është një shembull tjetër se si Shqipëria blen kapacitete dhe jo thjesht pajisje. Këta Helikopterë Blackhawk dhe financimi i përbashkët i tyre tregojnë se, dita ditës, Shqipëria po bëhet një aleate edhe më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë i sigurisë në rajon dhe më gjerë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria qëndrojnë “krah për krah” sot, do të qëndrojmë “krah për krah” nesër dhe të gjitha të nesërmet që vijnë më pas. Faleminderit që më lejuat të bashkohem me ju sot. Pres me kënaqësi ta shoh këtë vend të mahnitshëm nga ajri sapo ata të mbërrijnë.”- tha ambasadorja Kim gjatë fjalës së saj në ceremoninë e nënshkrimit.
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me dëshminë e deputetit socialist Jurgis Çyrbja para prokurorëve të SPAK. Gazetarja Klodiana...
Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Dita e shtunë parashikohet të...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja është marrë në pyetje ditën e sotme për rreth 2 orë nga ana e...
Policia e Shtetit ka hartuar plane të posaçme dhe të detajuara masash, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike,...
ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00