Një 67-vjeçar është gjetur i mbytur sot në liqenin e Shkodrës. Mësohet se ai kishte dalë për të peshkuar por nuk ishte kthyer më dhe famijarët e kishin raportuar të zhdukur që nga dita e djeshme.
Sot në mëngjes trupi i tij u gjet i pajetë në zonën e quajtur Bregu i Ranës.
Ai është identifikuar si Sulejman Sylja.
Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e saj./ Opinion.al