Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar nëntë raste të reja me koronavirus.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 7 raste Vushtrri dhe 1 rast Bajskë) dhe 1 rast me vendbanim në Gjilan”, është thënë në njoftim.
Po të martën është bërë e ditur se nga sëmundja, Covid-19, që shkakton ky virus, janë shëruar tre pacientë, duke e çuar numrin total në 794.
Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 1.047 raste me koronavirus. Prej tyre, 30 pacientë kanë vdekur.