Ambasadorja amerikane Yuri Kim do të zhvillojë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Takimi vjen pas pjesëmarrjes së sotme në tryezën e reformës zgjedhore të përfaqesuesve të opozitës në Këshillib Politik. Ambasada e SHBA përshëndeti me një qëndrim publik javën e shkuar vendimin e PD për tu rikthyer në tryezë megjithëse më parë Basha kishte deklaruara se ata nuk ishin larguar nga tryeza.
Takimi mes tyre pritet të zhvillohet sot, rreth orës 14:30, në selinë e Partisë Demokratike.
Disa ditë më parë ambasadorja Kim shprehu shqetësimin e saj në Tëitter për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi ndërsa në një dalje për mediat një ditë më vona ajo tha se “ka ardhur koha të mos bëni më lojëra” dhe se Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e BE “pa Reformën Zgjedhore dhe Reformën në Drejtësi”.
Shënjestra e deklaratave të ambasadores mbeti e paqartë. Kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh se ato nuk mund të ishin të drejtuara ndaj tyre pasi sipas tij kërkesa për ndryshimin e reformës kishin ardhur nga grupi parlamentar socialist.
Kujtojmë që ambasadorja e SHBA është takuar 3 herë me kryeministrin Rama dhe ka zhvillur një takim edhe me Presidentin Meta. /Opinion.al