Një 20-vjecar në Pavia, po shëtiste me të fejuarën në qendrën e qytetit. Të dy të rinjtë ishin të pajisur rregullisht me maska, por në një moment i riu me sa duket nuk i rezistoi dot, dhe filloi të përqafonte të dashurën.
Kaq mjaftoi që ai të gjobitej me 400 euro pasi gjesti romantik u kap nga një prej policëve bashkiakë, i cili nuk u zbut nga dashuria e çiftit.
Vajza ndërkohë nuk u gjobit, sepse u mendua se ajo u gjet papritur në aktin e pamenduar dhe po aq sa të ndaluar të fejuarit.
Italia, si një nga vendet më të prekura nga koronavirusi ka masa të forta të distancimit social merren ende seriozisht në Itali, veçanërisht në veri ku COVID-19 ka goditur më fortë./Opinion.al