Risk i lartë dhe fitim i lartë, ky parim vlen veçanërisht në rastin e kriptovalutave.
Investimi në monedhat virtuale, ndonëse garanton fitim të lartë, mbart gjithashtu shumë risqe. Këto skema rrezikohen nga luhatjet e forta të çmimit, që mund të vijnë edhe si pasojë e pompimit të parasë nga vetë ata që i kanë krijuar. Kjo me qëllim uljen e çmimit me qëllimin për të bërë pjesë të skemës investitorë të vegjël.
Nga ana tjetër ekziston rreziku i zhdukjes së parasë dhe të atyre që i kanë krijuar këto skema. Kjo pasi tregjet ku luhen monedhat virtuale nuk kanë mbikëqyrës dhe as rregullator.
“Bank of America Securities”, ka deklaruar më herët se Bitcoin, valuta më e komentuar digjitale, ishte investimi më i mirë i dekadës, gjë që ka bërë që gjithnjë e më shumë persona t’i drejtohen tregut të kriptovalutave. Megjithatë humbjet nga mashtrimi gjatë vitit 2019 u rritën në 4,52 miliardë dollarë.
Kjo u bë e ditur nga një raport i përpiluar nga “Blockchain” kompania që mbikëqyr këtë treg dhe që u shfaq për herë të parë si sistemi që fuqizon monedhën bitcoin, e cila konsiderohet si kriptovaluta më popullore dhe më e pranuar.
Raporti tregon se humbjet e përdoruesve dhe investitorëve të kriptomonedhave për shkak të mashtrimit dhe keqpërdorimit në vitin 2019 u rritën për më shumë se pesë herë, ndërsa vjedhjet dhe humbjet nga hakerat ranë me 66%.
Kompania ka vënë re se persona të brendshëm po mashtrojnë përdoruesit përmes skemave të ndryshme për t’u vjedhur të hollat elektronike.
Pavarsisht se vijon të mbetet një investim shumë spekulativ, tashmë shumë biznese pranojnë pagesa me bitcoin, ndërsa fakti që Facebook planifikon të nxjerrë Libra-n, një tjetër valutë digjitale, e legjitimon edhe më tej Bitcoin-in./Opinion.al