Që prej fillimit të pandemisë COVID-19, shumë shkencëtarë kanë realizuar studime për të zbuluar se si mund të ndalojnë përhapjen e koronavirusit.
Shumë studime pajtohen në një pikë, ku theksohet se personat që janë infektuar me koronavirus dhe janë shëruar, atëherë ata kanë mundur të krijojnë imunitetë për të përballuar në trupin e tyre.
Por për sa kohë mund të jetë imun trupi i njeriut ndaj koronavirusit? Një studim i realizuar nga kërkuesit shkencorë të Universitetit të Amsterdamit tregon se njeriu mund të jetë imunë ndaj koronavirusit për 6 muaj.
Kërkuesit shkencorë të Universitetit të Amsterdamit kanë testuar 10 burra për 4 koronaviruse gjatë 35 viteve. Koronaviruset që u përdorën në studim shkaktojnë atë që e njohim si ftohjen e zakonshme dhe, siç raporton “The Times”, studimi thekson se “imuniteti mbrojtës zgjat shumë pak”.
Ata shtojnë se pas një viti njerëzit u infektuan sërish, pasi pas 6 muajsh nivelet e antitrupave u ulën ndjeshëm. Profesor Lia van der Hoek, një nga shkencëtarët e përfshirë në studim, tha: “Imuniteti i tufës është problematik, edhe nëse krijohet vaksina, pasi njerëzit mund të infektohen prapë pas 6 apo 12 muajsh”.