Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Teatri Kombëtar dhe kanabisi, agjendë autokratike në kohë pandemie

2020/05/21 at 10:12 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Teatri Kombëtar dhe kanabisi, agjendë autokratike në kohë pandemie

Në raportin për Shqipërinë, fondacioni gjerman, “Konrad Adenauer” e quan shembjen e teatrit ogur jo i mirë para çeljes së negociatave.


Fondacioni gjerman Konrad-Adenauer (KAS), në raportin e fundit për Shqipërinë, botuar të martën, më 19 maj 2020, në faqen zyrtare ne internet, e akuzon qeverinë shqiptare për shfrytëzim të situatës së pandemisë.

Në raportin 11 faqesh, me titull „Masa autokratike në kohën e Coronës”, jepen tre shembuj  për të ilustruar këtë tezë. Shembja e Teatrit, luftimi kundër medias kritike,si për shembull vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e TV ORA, si edhe diskutimi për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Sipas fondacionit, këto masa të qeverisë shqiptare në kohë pandemie, janë zgjedhur enkas të bëhen në një moment të tillë, kur deri në 23 qershor në vend ekziston ende gjendja e jashtëzakonshme, çka kufizon edhe lirinë e tubimit.

Shkelje juridike

Në raport përshkruhet me hollësi historiku i konfliktit tashmë dyvjeçar për teatrin për të arritur në konkluzionin se shembja e Teatrit, kishte një sërë shkeljesh juridike dhe procedurale.

Vendimi i Këshillit Bashkiak, sipas KAS-it, nuk ishte i ankoruar me ligj. Si argumente KAS përmend faktin, që ndryshe nga trualli, ndërtesa nuk ishte pronë e Bashkisë. Edhe klasifikimi i Teatrit si një godinë e rrezikshme është një akt juridik administrativ, i cili  duhet të kalojë më parë nga instancat gjyqësore. Këshilli Bashkiak në të kundërt është një institucion politik dhe nuk ka kompetenca për të nxjerrë akte juridike që parashtrohen nga një institucion qeveritar. Nga ana tjetër, KAS kritikon edhe faktin, se mbledhja e Këshillit Bashkiak nuk u bë e njohur më parë, siç e parashikon ligji. Për fondacionin, shembja e teatrit është një ogur jo i mirë para çeljes së negociatave.

Ngjashmëri me Vuçiçin

Shembja e ndërtesës së Teatrit Kombëtar është raportuar edhe në median e hapësirës gjermane. Kryesisht media është mjaftuar me kronika informuese. Karakter komentues kanë titujt e tyre, si për shembull: “Një krim moral” (FAZ) ose  „Lirohet vendi për një qendër tregtare” (SZ).

Korrespondentja për Ballkanin Perëndimor e gazetës austriake Der Standard, Adelheid Wölfl, në artikullin e saj me titull „Teatri kombëtar i Tiranës prishet në një aksion nate dhe mjegulle”, bën një paralelizëm mes stilit autokratik të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili disa vite më parë në një aksion të ngjashëm shkatërroi brenda natës gjithashtu disa ndërtesa në lagjen e vjetër Savamala në Beograd.

Wadephul i zhgënjyer

Politikanët që merren me Ballkanin Perëndimor kanë preferuar të heshtin. Vetëm Johann Wadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristian-Demokrat e Kristian-social, simotrës së Partisë Demokratike në familjen e Partive Popullore Evropiane është shprehur i zhgënjyer në Twitter.

„Si mbështetës shumë i fortë i perspektivës evropiane të Shqipërisë, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar me shpejtësi dhe dhunë, më ka lënë të zhgënjyer dhe të trishtuar. A mos kishin të drejtë gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente, kur refuzonin të jepnin  ‘po’-në për  fillimin e negociatave“, ka thënë Wadephul.

Keqradhje per mungesën e dialogut

Manuel Sarrazin deputet i të Gjelbërve dhe njohës i Ballkanit Perëndimor, në një deklaratë për programin shqip të DW, shpreh keqardhjen për mos arritjen e një kompromisi:

“Më vjen shumë keq për prishjen e Teatrit Kombëtar pothuajse brenda natës. Sepse unë i kuptoj dhe i mbështes protestat e atyre që duan të ruajnë asetet kulturore kombëtare dhe që janë të angazhuar për zgjidhje demokratike dhe transparente. Prandaj është shumë për të ardhur keq që nuk u gjend një zgjidhje e përbashkët midis qeverisë dhe artistëve”.

 

Më parë edhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, për mënyrën e shembjes së Teatrit, dhe mungesën e dialogut: “Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje”, shkruan ndër të tjera ambasadori gjerman. / DW



Ju sugjerojmë

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
Bota

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

19 Dhjetor, 2025 10:43 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Aktualitet

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

19 Dhjetor, 2025 8:38 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

19 Dhjetor, 2025 7:14 pm
Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat
Kronikë

Benet Beci merret i pandehur nga SPAK, akuzat

19 Dhjetor, 2025 6:36 pm
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në
Bota

Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në

19 Dhjetor, 2025 6:10 pm
Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Para
Komision Hetimor për shembjen e Teatrit, Gjoni përplaset me Ballën

Komision Hetimor për shembjen e Teatrit, Gjoni përplaset me Ballën

Përfundon takimi mes Metës dhe opozitës, Basha: Ja çfarë diskutuam

Përfundon takimi mes Metës dhe opozitës, Basha: Ja çfarë diskutuam

Përfundon takimi mes Metës dhe opozitës, Basha: Ja çfarë diskutuam

“Zgjedhorja”, Meta tregon çfarë i tha opozitës në takimin e sotëm
















TE FUNDIT

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike

Hakerat vjedhin të dhënat e Ministrisë se Jashtme britanike
19 Dhjetor, 2025

Hakerë kinezë dyshohet se kanë aksesuar mijëra dokumente dhe të dhëna konfidenciale në një shkelje serioze të sigurisë së Ministrisë...

Lexo më shumë

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike

OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
19 Dhjetor, 2025

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftoi të premten se uria e shpallur në Gaza në gusht tani ka përfunduar falë...

Lexo më shumë

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO

Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
19 Dhjetor, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë...

Lexo më shumë

Putin sfidon Perëndimin:Rusia po përparon në gjithë frontin, nuk ka lëshime për paqe

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Dhjetor, 2025

Presidenti rus, Vladimir Putin, e nisi paraqitje e tij vjetor duke folur me vetëbesim për pozicionin e Rusisë në fushëbetejë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com