Gjatë 24 orëve të fundit bota ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19.
Lajmin e bëri të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë në një konferencë për mediat. Ata deklaruan se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar rreth 106 mijë raste me COVID-19.
Zyrtarët saj shprehën shqetësim për situatën e pandemisë në vendet e varfra.
“Na pret një rrugë e gjatë përballjeje me këtë pandemi”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Ne jemi shumë të shqetësuar për rritjen e rasteve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme”, tha ai, raporton Reuters.
Deri më tani në tërë botën janë infektuar rreth 5 milionë persona me COVID-19. Prej tyre, 325 mijë kanë humbur jetën dhe rreth 1 milion e 690 mijë janë shëruar.
Vendet më të goditura janë: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Brazili dhe Mbretëria e Bashkuar./ Opinion.al