Stafi mjekësor në Belgjikë ka protestuar paqësisht, duke shprehur pakënaqësinë e tyre për menaxhimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.
Po ashtu, mjekët pritën me protestë të heshtur kryeministren e Belgjikës, Sophie Wilmès, duke i kthyer shpinën.
Ngjarja ka ndodhur në spitalin Saint-Pierre. Ata kërkojnë njohjen e përpjekjeve të tyre gjatë pandemisë dhe janë kundër një dekreti për të rekrutuar staf të pakualifikuar për të kryer aktivitete infermierie.
Belgjika është një ndër vendet më të prekura në botë nga Covid-19. Deri më tani janë shënuar 9,080 viktima dhe janë regjistruar 55,559 të infektuar./ Opinion.al