Një trup i pajetë është gjetur sot në bregdetin e Durrësit.
Policia njofton se personi i mbytur është i seksit femër dhe është konstatuar rreth orës 8:30.
Mediat bëjnë të ditur se trupi fillimisht u gjet nga një peshkarexhë e cila e nxorri në breg.
Ende nuk ka të dhëna mbi identitetin e viktimës ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. /Opinion.al