Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rama minoi konsensunsin”, dalin emailet mes opozitës dhe Gjiknurit

2020/05/13 at 10:46 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma Zgjedhore/ Përfundon mbledhja me ekspertët e ODIHR

Opozita nuk i ka mirëpritur deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama për reformën zgjedhore për kufizimin vetëm tek rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Dy përfaqësuesit e saj në tryezën për këtë reformë shprehen se ato kanë minuar procesin dhe se pas tyre fshihet qëllimi i tij për të shkatërruar konsensusin për reformën zgjedhore.


Shqetësimet e opozitës jashtë parlamentit janë shprehur në dy e-maile dhe paralajmërojnë se sot paradite do të jetë një takim i vështirë ai me përfaqësuesit parlamentarë Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka shprehur shqetësimin i pari me një e-mail për anëtarët e Këshillit Politik dhe ekspertëve të huaj që bëjnë pjesë në të.

“Është e qartë se ky qëndrim publik i kryeministrit është një provokim i rëndë për Këshillin Politik, që minon frymën e konsensusit. Këshilli politik nuk është as zyrë dhe as paradhomë e kryeministrit. Ky kryeministër me rekorde tepër të rënda në manipulimin dhe kriminalizimin e zgjedhjeve në Shqipëri nuk ka asnjë interes për të mbështetur propozimet e opozitës, që pastrojnë zgjedhjet nga shitblerja dhe kriminalizimi. Nuk mendoj se OSBE – ODIHR janë noterizuesit e propozimeve të njëanshme provokative dhe antikosensuale të Kryeministrit”- thuhet në komunikimin elektronik.

Petrit Vasili ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes, duke e konsideruar mbajtjen e saj një farsë në kushtet kur kryeministri ka paracaktuar rezultatin. Por ajo që mësohet është se opozita nuk do të mungojë në mbledhjen e orës 10:30. Megjithatë, nga komunikimi kuptohet se ka për të qenë një takim i vështirë.

“Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Këshillin Politik, pas deklarimeve të kryeministrit kryetar partie të tij, është tashmë në kushtet e pamundësisë së plotë të negociimit dhe të mungesës së plotë të besimit e të sinqeritetit politik për të ndërtuar konsensus.Pa qartësuar në nivel politik një situatë të tillë, vazhdimi në këto kushte i punës së Këshillit Politik do të ishte vetëm një përmbushje e skenarit të Kryeministrit për zvarritjen e procesit të reformës zgjedhore, me qëllim fitimin e kohës dhe vendosjes përpara faktit të kryer e votimit të njëanshëm të kësaj reforme.”- thuhet në e-mailin e dërguar nga Petrit Vasili për anëtarët e Këshillit Politik.

Nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri apo nga deputetja Rudina Hajdari nuk ka pasur asnjë reagim. I vetmi reagim ka qenë ai i përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili ka mbështetur shqetësimet e ngritura nga Petrit Vasili në lidhje me qëndrimet ultimative të kryeministrit që pengojnë konsensusin në Këshillin Politik.

“Vija të kuqe si këto që ka vënë sot Kryeministri Rama në lidhje me dy nga çështjet e nxehta të Reformës Zgjedhore, kur sjellja e tij ka rënduar pikërisht ato fusha problematike, jo vetëm janë krejt pa bazë në rekomandimet e ODIHR, por minojnë qëllimisht procesin politik të Reformës, pikërisht në momentin e rinisjes së saj.” – shprehet Bylykbashi, i cili tregon edhe qëllimin e kryeministrit me reformën zgjedhore.

“Këto qëndrime tregojnë qëllimin e maxhorancës për të ecur drejt ndryshimeve të njëanshme në Kod, pas minimit të punës së Këshillit Politik apo akoma më keq, duke shkelur dokumentin e kompromisit të janarit 2020, mbi të cilin bazohet reforma, ndryshimet konsensuale të Këshillit mund të ndryshohen me votën e maxhorancës në Kuvend, pavarësisht angazhimit për mosndryshim të këtyre amendamenteve.
Konsensusi politik është themeli i kushtit të BE për reformën nga Këshilli dhe Kryeministri me këto qëndrime vë në pikëpyetje përpjekjet për konsensus që duhet të udhëheqin punën e Këshillit Politik në tre javet në vijim, deri në afatin e dakordësuar të 31 majit”- shkruan Oerd Bylykbashi. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Para
Emri/ OFL bllokon automjetin e blinduar të biznesmenit

OFL i kërkon deklarimin e pasurisë 4 "të fortëve" në Shkodër (Emrat)

Drejtori i Rinasit: Kur pritet të nisin fluturimet me vendet e BE

Drejtori i Rinasit: Kur pritet të nisin fluturimet me vendet e BE

Shënohet viktima e pestë me koronavirus, një 49-vjeçar nga Tirana

COVID-19/ 4 raste të reja në Shqipëri, mes tyre një grua shtatzënë
















TE FUNDIT

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
7 Qershor, 2025

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë të goditur me dronin rus në Harkiv më 7 qershor. Rusia...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com