Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fauci thotë se viktimat nga Covid janë më shumë nga sa janë raportuar

2020/05/13 at 8:24 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Fauci thotë se viktimat nga Covid janë më shumë nga sa janë raportuar

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në Shtetet e Bashkuara tha të martën se numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara është “pothuajse me siguri më i lartë” sesa shifra e raportuar prej 80,000 viktimash dhe paralajmëroi për pasoja të rënda nëse qytete dhe shtetet rihapen shumë shpejt.


Ai i tha një paneli të Senatit që po heton reagimin e Shteteve të Bashkuara ndaj pandemisë se një numër i pa llogaritur i viktimave të koronavirusit, veçanërisht në qytetin e Nju Jorkut, kanë vdekur në shtëpi pa u përfshirë zyrtarisht në numrin total të vdekjeve në nivel kombëtar, por nuk pranoi të spekulonte se deri ku mund të ketë arritur kjo shifër.

Dr. Fauci paralajmëroi se është “tërësisht e mundur” që pandemia “të mund të përkeqësohet” në Shtetet e Bashkuara në muajt e vjeshtës nga shtatori deri në nëntor, por tha se shpresonte që deri në atë kohë vendi do të “mund të merrej me të” më mirë se deri më tani.

Presidenti Donald Trump ka nxitur bizneset dhe guvernatorët e shteteve që të rihapin ekonominë më të madhe në botë dhe të gjithë guvernatorët, me disa përjashtime, kanë lëshuar ditët e fundit urdhra për rihapjen e disa dyqaneve, restoranteve dhe zyrave me kusht që ato të ndërmarrin masa për të plotësuar disa kushte paraprake.

Por Dr. Fauci, në dëshminë nga shtëpia e tij në periferi të Uashingtonit, tha se “ekziston një rrezik real se mund të ballafaqohemi me një shpërthim të parandalueshëm” nëse udhëzimet e qeverisë, që bëjnë thirrje për një rënie të qëndrueshme të numrit të rasteve për një periudhë dy javore, injorohen para se të ketë një rikthim në jetën normale në Shtetet e Bashkuara.

“Pasojat mund të jenë të rënda,” tha ai.

Provat klinike për vaksinën kundër Covid-19

Dr. Fauci tha se tetë vaksina kundër koronavirusit po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara.

“Nëse jemi të suksesshëm,” tha ai, “shpresojmë ta mësojmë (rezultatin e tyre) në fund të vjeshtës, ose në fillim të dimrit.”

Por ai tha se kjo është akoma e largët për miliona studentë dhe nxënës që do të ktheheshin në universitete dhe shkolla në të gjithë vendin në gusht dhe shtator.

Presidenti Trump ka thënë se ka patur një rritje të madhe të testimeve për koronavirusin në Shtetet e Bashkuara, më shumë se në çdo vend tjetër, megjithëse disa raporte thonë se Shtetet e Bashkuara nuk radhiten në mesin e 20 vendeve të para për nga numri i testimeve të administruara për në raport ne popullsinë.

“Testimet tona janë më të mirat në botë!” Presidenti Trump tha në Twitter disa orë para se të fillonte seanca dëgjimore në Senat. “Shifrat (e rasteve të koronavirusit) po bien në pjesën më të madhe të vendit tonë, i cili dëshiron të hapet dhe të fillojë punën përsëri. Kjo po ndodh në mënyrë të sigurt!”

Por një kritik i shpeshtë i Presidentit Trump, senatori republikan nga Juta, Mitt Romney tha në seancë se, “Për mua, ritmet tona të testimeve nuk meritojnë për t’u festuar.”

Senatori Lamar Alexander, i cili drejtoi seancën e Senatit ndërsa vazhdon të jetë në vetëizolim në shtëpinë e tij në Tenesi, tha: “Ne kemi nevojë për testime në masë, miliona më shumë teste për t’u dhënë amerikanëve besim të mjaftueshëm për t’u rikthyer në punë dhe në shkollë.”

Admirali i Marinës, Brett Giroir, ndihmës Sekretar në Departamentin e Shëndetësisë, u tha ligjvënësve se 9 milionë teste për koronavirusin janë administruar në Shtetet e Bashkuara, nga të cilat më shumë se 1.3 milionë njerëz kanë rezultuar të infektuar.

Ai tha se 240 qendra testimi tani janë në operim në Shtetet e Bashkuara dhe se 12,9 milionë njerëz të tjerë do të testohen gjatë katër javëve të ardhshme. Zoti Giroir tha se do të ketë një rritje të dukshme të numrit të testimeve në muajt e ardhshëm, ndoshta mund të arrijë nivelin e 40 deri në 50 milionë testimeve në muaj nga shtatori.

Presidenti Trump në një postim në Twitter tha: “Mos e harroni këtë, çdo guvernator që ka mbështetje të lartë për trajtimin e çështjes së koronavirusit, gjë​ që​ më​ gë​zon​ për të gjithë, në asnjë mënyrë nuk do të mund të kishte marrë këtë nivel mbështetjeje ose suksesi pa ndihmën time ose pa ndihmën e qeverisë federale. Nga aspiratorë​t deri te testimet, ne i bëmë të mundura këto!”

Karantinë e modifikuar

Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive, është në një “karantinë të modifikuar” pasi ai ishte në kontakt javën e kaluar me sekretaren e shtypit të Nënpresidentit Mike Pence, Katie Miller, e cila ka rezultuar pozitive në testimin për koronavirus.

Tre zyrtarë të tjerë të lartë të shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara, Stephen Hahn, komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve, Robert Redfield, drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Brett Giroir dëshmuan gjithashtu nga distanca përmes videokonferencës. Seanca dëgjimore u drejtua nga senatori Lamar Alexander, i cili është në vetëizolim në shtëpinë e tij në Tenesi.

Redfield tha: “Ne duhet të jemi vigjilentë. Distancimi fizik (dy metra larg njëri-tjetrit) mbetet i domosdoshëm.”

Demokratët kritikuan reagimin e Presidentit Trump ndaj Covid-19

Seanca dëgjimore para Komisionit të Senatit për Shëndetësinë, Arsimin, Punën dhe Pensionet u organizua nën titullin “COVID-19: Kthimi i sigurt në punë dhe në shkolla”. Por pakica demokrate në panelin e udhëhequr nga republikanët e shfrytëzoi atë si mundësi për të sulmuar dështimin e administratës së Presidentit Trump për t’u marrë me shpejtësi dhe në mënyrë të duhur me përhapjen e sëmundjes ndërsa ajo po avanconte nga Kina në fillim të këtij viti.

Senatorja Patty Murray, një demokrate nga shteti perëndimor i Uashingtonit, tha: “Presidenti Trump është përpjekur të injorojë faktet dhe ekspertët”.

Në një moment në fillim të këtij viti, Presidenti Trump siguroi amerikanët se sëmundja së shpejti do të zhdukej. Tani, më shumë se 80,000 vdekje nga COVID-19 janë regjistruar zyrtarisht në Shtetet e Bashkuara dhe ekspertë të shëndetësisë në Universitetin e Uashingtonit po parashikojnë se më shumë se 137,000 amerikanë do të vdesin nga kjo sëmundje deri në muajin gusht.

Dr. Fauci është shfaqur shpesh në konferencat e shtypit të Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin së bashku me Presidentin Trump, ku ai në disa raste është vënë në pozitë të vështirë sepse parashikimet e tij binin në kundërshtim me parashikimet pozitive të Presidentit se pandemia ishte nën kontroll në Shtetet e Bashkuara dhe se vendi mund të rifillonte jetën normale, duke rihapur dyqanet, restorantet dhe bizneset. / VOA



Ju sugjerojmë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Para
Donald Trump dhe Mike Pence do të mbajnë distancë për disa ditë

Donald Trump dhe Mike Pence do të mbajnë distancë për disa ditë

Gjendet një person i pajetë në kanal, policia tregon se çfarë dyshohet

Tritol dhe drogë, policia vë në pranga një 46-vjeçar

Industria e filmit në kohën e COVID, online dhe pa festivale

Industria e filmit në kohën e COVID, online dhe pa festivale
















TE FUNDIT

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
7 Qershor, 2025

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë të goditur me dronin rus në Harkiv më 7 qershor. Rusia...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com