Presidenti i vendit Ilir Meta ka publikuar sot një video të një qytetareje, e cila ndersa refuzon të shoqërohet nga forcat e policisë shtrihet në rrugë. Videoja është shkëputur nga ngjarja e së shtunës në sheshi “Skënderbej”, ku policia ka tentuar të mos lejojë një protestë të shoqërisë civile, duke u përplasur me qytetarët. Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se: “Dhuna ndaj aktivistëve të shoqërisë civile në Sheshin Skënderbej është e papranueshme dhe kremtimi më i shëmtuar për Ditën e Europës, që dëmton jo vetëm kontributet e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, por edhe imazhin dhe besueshmërinë e vendit tonë, në përpjekjet për t’u integruar sa më parë në Bashkimin Europian”.
Duke e cilësuar të drejtën e protestës fondamentale për ekzizstencën e demokarcisë, Meta thotë se ako garantohet qartësisht nga Kushteta edhe në gjendjen e ftakeqësisë natyrore.
“E drejta e protestës, që është fondamentale për vetë ekzistencën e demokracisë në çfarëdolloj rrethanash e kushtesh, edhe përgjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, garantohet qartësisht nga Kushtetuta.
Kjo është një e drejtë themelore që duhet respektuar në çdo kohë dhe nga çdo autoritet. Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar!”, shkruan Meta./Opinion.al