Në një dalje për mediat në Ditën e Europës, Kryeministri Rama dha indikacione pozitive për hapjen e sezonit turistik në në vend.
Në një kohë kur turizimi po shihet si një nga sektorët më të prekur, në rajon ai po shihet edhe si kali i betejës në luftën me pasojat ekonomike.
“Jemi para një vendimarrje shumë të vështirë. E dimë që duke qëndruar të mbyllur, duke mos lejuar zhvillimin e sezonit dëmtojmë shumë shëndetin, por kjo nuk është një zgjidhje sepse goditja ekonomike dhe psikologjike mund të jetë eksponenciale. Këtu të gjithë duhet të kuptojnë se nuk është çështje policie, gjobash, është çështje qytetarie. Nuk jemi në kushtet që erdhi kjo situatë dhe hajde të përfitojmë të gjithë. Kjo situatë ka nevojë të përballohet me mirëkuptim. Disa biznese që mund të përballojnë goditjen e deritanishme, janë ato që kërkojnë më shumë. Arrihet deri në inskenime, për të krijuar zhurmë në media për disa punonjës të sektorit fason që u pushuan pasi doli paketa, për të fituar nga paketa pronari i tyre. Goditja që ka marrë turizmi është reale. Do të shkojmë përpara për të hapur sezonin, por me shumë kujdes. Atyre që thonë se e ku e gjetët atë dhe ku e gjetët këtë, ju them se po të shohin si është bërë strategjia dhe si janë marrë të dhënat nga e gjitha bota, do të kuptojnë që arsyeja se ne jemi në një pozizicin kaq inkurajues nuk është Zoti i madh, as ratësia, por puna e përbashkët qeveri dhe popull”, tha Rama./Opinion.al