Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkencëtarët e kthejnë në muzikë, si tingëllon simfonia e koronavirusit  

2020/05/09 at 10:03 AM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkencëtarët e kthejnë në muzikë, si tingëllon simfonia e koronavirusit  

Modeli i strukturës së proteinave të koronavirusit po kthehet në nota të një kompozimi të muzikës klasike. Është kjo nisma e Professor Markus Buehler në Institutin e Masaçusetsit për Teknologji (MIT) dhe ekipit të tij që po përdorin për këtë qëllim inteligjencën artificiale.


Shkencëtarët kanë arritur të përkthejnë në gjuhën e notave muzikore reaksionet biologjike të koronavirusit në përpjekje për ta kuptuar më mirë se si ai funksionon.

Fraza harmonike me tinguj kumbues sa herë që virusi “pushton” qelizat e indit, gjëmime që i ngjajnë motit me furtunë kur ai shumohet. Të gjitha këto  kombinohen së bashku për të krijuar një simfoni muzikore që pasqyron në tinguj koronavirusin në veprim.

Studiuesit identifikojnë me një notë specifike muzikore çdo amino acid, një ndër blloqet përbërëse të çdo proteine të virusit. Një algoritëm kompiuterik i kombinon notat që përfaqësojnë amino acidet dhe krijon muzikë.

Profesor Buehler beson se duke dëgjuar muzikën njerëzit arrijnë të krijojnë një ide më të qartë të mënyrës si vepron virusi. “Për ta ndjekur me sy, duhet ta zmadhosh shumë dhe ta shohësh në këndë të ndryshme. Përmes notave, e ndjek procesin me 2-3 sekonda muzikë”.

Pjesa muzikore zgjat 1 orë e 50 minuta dhe është ngarkuar në faqen e shërbimit SoundCloud, sikurse bën me dije VOA.

Frazat e para të kompozimit për shumë dëgjues tingellojnë shumë melodioze dhe qetësuese. Dr. Buehler thotë se kjo reflekton penetrimin me lehtësi të proteinës së virusit në qelizat e njeriut.

“Kjo ndodh ngaqë virusi ka një mënyrë shumë efiçente të manipulimit të qelizës që të çaktivizojë sistemin mbrojtës,” shpjegon zoti Buehler.

Kur virusi fillon të shumëfishohet dhe proteina fillon të sulmojë qeliza të tjera, muzika bëhet dramatike dhe e zymtë. Një nga dëgjuesit u shpreh se mendon që në këtë moment i sëmuri fillon të ketë temperaturë.

Të tjerë shprehen se këto fraza muzikore i trembin, apo i trishtojnë.

Prof. Buehler tha se muzika mund të ndihmojë hulumtuesit të krijojnë antitrupa.

Përsëri duke përdorur inteligjencën artificiale që ka krijuar këtë paralele muzikore të funksionimit të virusit dhe të krijojnë antitrupa që i përshtaten këtij “ritmi”.

Përhapja e shpejtë e koronavirusit e ka bërë të dosmosdoshme që të “jemi mendjehapur ndaj mënyrave si analizojmë informacionin,” thotë Profesor Buehler.

“Mënyrat tradicionale, ku identifikon disa proteina, bën analiza e prova klinike për vite me radhë, nuk janë të përshtatshme në këtë rast, pasi nuk kemi kohë për to,” thotë Markus Buehler.

Etiketa: muzikeshkencetaretsimfoniVirusi


Ju sugjerojmë

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

19 Korrik, 2025 8:45 am
“Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin
Aktualitet

“Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin

19 Korrik, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 19 korrik 2025

19 Korrik, 2025 8:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 19 korrik 2025

19 Korrik, 2025 8:15 am
Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë
Aktualitet

Tiranë/ Makina përplas për vdekje 54-vjeçarin me biçikletë

19 Korrik, 2025 12:08 am
Eci deri te stacioni pavarësisht plagës në bark, atentat ndaj 24-vjeçarit shqiptar në Selanik
Aktualitet

Fier/ Po kërkohej prej ditësh nga familjarët, gjendet i pajetë 72-vjeçari

18 Korrik, 2025 10:39 pm
Kosovë/ 11 të arrestuar për ndihmë të kandidatëve për pajisje me patentë shoferë
Rajoni

Fjalimi kundër UÇK, policia e Kosovës arreston ndihmësin e Petkoviçit

18 Korrik, 2025 10:23 pm
Donald Trump: Mund të shqyrtojmë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Bota

Trump nënshkruan ligjin për kriptomonedhat

18 Korrik, 2025 10:08 pm
Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë
Bota

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutim të shtetasve të vet për luftë

18 Korrik, 2025 9:37 pm
Banka Botërore: Shqipëria me rritjen më të madhe ekonomike në rajon
Bota

SHBA refuzon paktin e OBSH-së për përgjigje ndaj pandemive

18 Korrik, 2025 9:13 pm
Para

Trualli i teatrit i kalon bashkisë, Meta: Çështja, në Gjykatën Kushtetuese

SHBA shton prezencën, edhe 400 ushtarë në Kosovë  

SHBA shton prezencën, edhe 400 ushtarë në Kosovë  

Përvoja në zhdukjen e lisë, si mund të ndihmojë kundër koronavirusit

Përvoja në zhdukjen e lisë, si mund të ndihmojë kundër koronavirusit
















TE FUNDIT

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
19 Korrik, 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot për herën e 49-të për vazhdimin e seancës për konstituimin e...

Lexo më shumë

“Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin

“Qytet me histori mahnitëse”,Rama sjell përshtypjet e turistëve të huaj për Durrësin
19 Korrik, 2025

Përmes një video, kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje disa përshtypje nga turistët e huaj për qytetin turistik të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 19 korrik 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
19 Korrik, 2025

Ditën e shtunë moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin,...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 19 korrik 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
19 Korrik, 2025

Dashi Dita sot ju favorizon mjaft për ndryshime të reja, si në planin financiar ashtu edhe në atë emocional. Kini...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com