Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kastriot Dervishi tregon operativin që përndoqi më gjatë Maks Velon

2020/05/08 at 11:02 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Kastriot Dervishi tregon operativin që përndoqi më gjatë Maks Velon

Nga Kastriot Dervishi

Ky është Piro Katro, një nga operativët që drejtonte ndjekjen e Maks Velos. Nga pikëpamja kohore, ky është më jetëgjati në përndjekjen e Velos. Siç dihet, punëtorët operativë të Sigurimit ishin punëtorë partie të specializuar, zhvilluesit e drejtpërdrejtë të luftës së klasave.

Lindur më 15.7.1945 në Opar të Korçës, me origjinë fshatar i varfër, Katro kishte arsye të premtonte se do bëhej një drejtues i armës së Sigurimit. Babai kish punuar çirak te tregtarët e Korçës. Familja e tij përkrahu luftën “nacionalçlirimtare” dhe ishte sekretar i këshillit të fshatit. Nuk kishte njeri me “organizatat tradhtare”. Në vitin 1959 familja transferohet në minierën e Drenovës (babai teknik miniere). Piroja mbaroi shkollën e mesme pedagogjike dhe shërbeu në vitet 1964-1969 si arsimtar në Gjergjevicë. Në vitet 1969-1971 kryen shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Repartin nr.619 Kukës, gjatë së cilës pranohet kandidat partie (vendimi i datë 27.10.1971). Në tetor 1971 e deri në qershor 1972 mbaron kursin në shkollën e MPB-së në Tiranë, profili Sigurim. Në korrik 1972 fillon punë si punëtor operativ në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë, duke u marrë kryesisht me inteligjencien e rininë. Më 29.12.1974 u pranua anëtar i PPSH-së. në vitin 1975 thuhej se ishte kuadër me të dhëna “shumë të mira e me perspektivë”. Në qershor 1976 u emërua shef seksioni. Më 5.8.1976 shoqëroi ansamblin e këngëve dhe valleve popullore në Suedi. Në vitin 1977 është zëvendëskryetar i DPB Durrës.

Në tetor 1979 transferohet operativ në Degën e Punëve të Brendshme Shkodër. “Ka zhvilluar drejt dhe me përpikmëri luftën e klasave, si në gjirin e organizatës bazë dhe në kolektiv, duke dhënë një kontribut të mirë në forcimin e jetës së brendshme të organizatës”, si dhe “në këtë luftë ai ka ditur të bëjë diferencimin e armikut të betuar të klasës me elementin e rënë viktimë e tij, duke zbatuar kështu orientimet e herëpashershme nga partia dhe shoku Enver”-thuhej në karakteristikën e vitit 1979. Në vitet 1982-1984 u ngrit në detyrën e kryetarit të Degës së Punëve të Brendshme Vlorë. Qëndron në Vlorë deri në vitin 1988 po me detyra në Sigurim.

Në dhjetor 1988 zëvendëskryetar i Degës së 2-të të Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit. Këtu e gjeti Piro Katron ndryshimi i regjimit. U shndërrua nga oficer Sigurimi, në oficer SHIK-u.

Ju sugjerojmë

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
Bota

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

20 Qershor, 2025 10:26 pm
“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
Bota

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

20 Qershor, 2025 9:56 pm
Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Para
Urbanët janë mbyllur por në Shqipëri është hapur transporti hapësinor

Urbanët janë mbyllur por në Shqipëri është hapur transporti hapësinor

Horoskopi/ Mësoni cila do të jetë shenja juaj me fat për ditën e sotme

Horoskopi sot, zbuloni shenjat me fat

Parashikimi i motit, 3 maj 2020

Si do të jetë moti sot, 9 Maj 2020

TE FUNDIT

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit

Irani: S’ka negociata për sa kohë të vijojnë sulmet e Izraelit
20 Qershor, 2025

Irani refuzon bisedimet për programin bërthamor, ndërsa është nën sulmet izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha se nuk...

Lexo më shumë

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB

“Je ujk i maskuar si diplomat”, ambasadori i Izraelit dhe Iranit përplasen në OKB
20 Qershor, 2025

Ambasadorët e Iranit dhe Izraelit në OKB u përplasën gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Lexo më shumë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com