Një grup studiuesish kanë zbuluar virusin e ri në spermën e personave që janë duke u shëruar, dhe ngrejnë alarmin se koronavirusi mund të përhapet përmes seksit.
Kërkuesit në Kinë analizuan kampionët e spermës së 38 personave që kishin qenë të prekur nga Covid-19. Disa prej tyre ishin të shëruar, por të tjerë kishin ende gjurmë të virusit.
Ekspertët shprehen se nuk janë të habitur nga ky fakt pasi viruset si Zika dhe Ebola shfaqeshin gjithashtu në spermën e personave të infektuar.
“The Wall Street Journal” shkruan se tudimi kinez nuk e provon që virusi mund të transmetohet përmes kontaktit seksual, megjithatë nuk e përjashton si mundësi./Opinion.al