Ish-deputetja, Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama se Shqipëria është vendi me ideksin më pozitiv të lirive demokratike në Ballkanin Perëndimor.
Këto reagime erdhën pas publikimit të raportit vjetor Kombet në Tranzit nga organizata Freedom House. Sipas tij Shqipëria shënoi një përkeqësim të standardeve demokratike gjatë vitit të kaluar, kryesisht për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve njëpartiake për pushtetin vendor.
Tabaku shkruan në Facebook se reagimi i kryeministrit Rama ka për qëllim të bëjë zhurmë “për t’i ikur përgjegjësisë së keqqeverisjes”. Sipas saj ai “me qëllim ngatërron raportet e Freedom House”.
“Siç edhe çdokush mund ta faktojë në raportin e NTI të Freedom House, Shqipëria renditet si një demokraci hibride, ku bie në sy rënie në fushën e Qeverisjes Demokratike dhe Procesit Elektoral. Jemi aq mirë saqë renditemi në nivelet e Moldavise dhe Ukrainës.
Tani jo vetëm për shqiptarët por edhe për raportues ndërkombëtarë është e qartë se parlamenti I Shqipërisë ka degraduar aq sa është kthyer në noter të qeverisë. Procesi I ligjbërjes thuajse nuk ekziston më dhe se qeveria shqiptare ka pamundësuar rolin e një opozite në institucione.
Këto faktorë, sipas raportit që lexohet përsëprapthi nga kryeministri, ndikuan në djegien e mandative nga opozita. Sakaq, ato përgjime që kryeministri I quante shpifje raporti I konsideron provë që lidhnin direkt PS-në dhe mazhorancën me grupet kriminale që ndikuan në zgjedhjet e 2017 , një provë që vulos sit ë drejtë aktin e opozitës
Në tabelën e vlerësimeve Shqipëria ka vlerësim negativ në pavarësinë e gjyqësorit dhe pavarësinë e mediave. Për këtë të fundit raporti nënvizon se qeveria po përpiqet ta zhbëjë lirinë e mediave, pasi po përpiqet të tjetërsojë misionin e tyre duke I kthyer në altoparlantë të qeverisë.
E gjithë sa më sipër përkthehet në më pak demokraci, madje vetë raporti e tregon qartë se niveli I demokracisë në Shqipëri nuk është as 50%. Si për të treguar se realisht jemi kthyer në një shtet që po rropatemi të mbërrijmë në një gjysmëdemokraci”, shkrua ndër të tjera Jorida Tabaku. /Opinion.al