Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Guvernatori Sejko tregon skenarët për ekonominë dhe masat që duhen marrë

2020/05/06 at 5:46 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Guvernatori Sejko tregon skenarët për ekonominë dhe masat që duhen marrë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko mbajti sot një konferencë për shtyp në kuadër të raportit tremujor të politikës monetare në Shqipëri.

Ai bëri me dije se kriza e koronavirusit do të ketë një ndikim të fortë në të gjithë treguesit ekonomikë dhe financiarë të vendit.

“Masat e distancimit social dhe rritja e pasigurisë kanë sjellë një ngadalësim të përgjithshëm të thuajse gjithë komponentëve të kërkesës agregate: eksportit të mallrave e shërbimeve, konsumit familjar dhe investimeve. Paralelisht me to, mbyllja e përkohshme e disa aktiviteteve të prodhimit e shërbimit, ka sjellë një rënie të mëtejshme të prodhimit. Kjo goditje e dyfishtë, kërkese dhe oferte, do të pasqyrohet në rënie të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2020. Më tej, rënia e prodhimit pritet të shoqërohet me rënie të punësimit, rritje të papunësisë, rënie të të ardhurave familjare dhe vështirësi financiare për bizneset”, tha Sejko.

Ai vlerësoi se efektet negative në ekonomi do të varen nga kohëzgjatja e pandemisë. Konkretisht, guvernatori u shpreh se nëqoftëse masat izoluese reduktohen gjatë tremujorit të dytë të vitit atëherë treguesit ekonomikë do të stabilizohen deri në fund të këtij viti dhe do të rikthehen në vlera pozitive në fillim të vitit 2021.

“Nga ana tjetër, një zgjatje potenciale e pandemisë përtej tremujorit të dytë nënkupton dhe një ndikim proporcionalisht më të lartë negativ në treguesit ekonomikë dhe financiarë të vendit”, tha ai.

“Këshilli Mbikëqyrës gjykon se objektivi primar i politikave publike, si dhe i reagimit të sektorit privat, duhet të jetë marrja e masave për përballimin e emergjencës dhe krijimi i premisave për rikuperimin sa më të shpejtë të rritjes ekonomike në të ardhmen. Kjo do të kërkojë, së pari, ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar të vendit dhe, së dyti, kufizimin e dëmeve mbi kapacitetet prodhuese të vendit.

Në këtë kontekst, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se politika fiskale ka një rol primar në përballimin e situatës. Alokimi i fondeve të nevojshme për përballimin e emergjencës shëndetësore, ndihma sociale për familjet e prekura dhe në nevojë, si dhe masat fiskale për përmirësimin e gjendjes së likuiditetit të bizneseve, janë masa të nevojshme për adresimin e situatës. Rritja e borxhit publik është një kosto e pranueshme për ruajtjen e ekuilibrave ekonomikë dhe financiarë të vendit.

Po ashtu, Këshilli Mbikëqyrës vëren se biznesi privat duhet të jetë fleksibël në adoptimin e modeleve të reja të biznesit, i kujdesshëm në administrimin e situatës së likuiditetit, si dhe largpamës në një ndarje të drejtë të kostove, në interes të ruajtjes së zinxhirëve të prodhimit e shërbimit.”, shtoi guvernatori Sejko.

Në mbyllje të diskutimeve Këshilli Mbikëqyrës i BSH vendosi sot që të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5% dhe të lerë të pandryshuar normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, respektivisht në 0.1% dhe 0.9%. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
-U tha në Opinion

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

16 Dhjetor, 2025 11:08 pm
Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
-U tha në Opinion

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

16 Dhjetor, 2025 11:03 pm
Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
-U tha në Opinion

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

16 Dhjetor, 2025 10:35 pm
Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
Bota

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

16 Dhjetor, 2025 9:31 pm
Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
Bota

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

16 Dhjetor, 2025 8:49 pm
Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
Bota

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

16 Dhjetor, 2025 8:24 pm
Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident me vdekje në aksin Tapizë-Fushë Krujë, shoferi 19-vjeçar përplas këmbësorin

16 Dhjetor, 2025 7:45 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi
Bota

Lukashenko: Maduro është i mirëpritur në Bjellorusi

16 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Para
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, në kërkim edhe dy persona të tjerë

Atentati ndaj prokurorit Ndoja, në kërkim edhe dy persona të tjerë

Opozita kërkon uljen në tryzën e Reformës Zgjedhore brenda javës

Opozita kërkon uljen në tryzën e Reformës Zgjedhore brenda javës

Koronavirusi në Itali, ja sa viktima u shënuan në 24 orët e fundit

Shifrat nga Italia, rritet numri i viktimave në 24 orët e fundit

TE FUNDIT

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
16 Dhjetor, 2025

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e sotme, më 16 dhjetor, foli...

Lexo më shumë

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
16 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
16 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari Armand Shkullaku ka folur në lidhje me hetimet që po kryen SPAK. për AKSHI-n dhe për...

Lexo më shumë

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
16 Dhjetor, 2025

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi të martën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com