Covid-19 ka krijuar qindra mutacione.
Lajmi u bë i ditur nga hulumtuesit në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, të cilët kanë identifikuar qindra mutacione të virusit që shkakton infeksionin COVID-19.
Edhe pse krijimi i mutacioneve është i zakonshëm për viruset, pasi është një ndër vetitë e tyre kryesore, pyetja është, cila prej tyre ndikon aktualisht duke ndryshuar nivelin e ashpërsisë, përhapjes së infeksionit apo sëmundjen.
Rezultatet paraprake të studimit në Laboratorin Kombëtar të Los Alamosit në SHBA tregojnë se një mutacion i veçantë, i emërtuar D614G, po bëhet më shumë dominant dhe e bën koronavirusin më tepër infektiv dhe më të ashpër.
Kërkuesit në Universitetin e Londrës dhe të Glasgout theksojnë se vetëm 1 nga 198 versionet e virusit vdekjeprurës është më dominant dhe po qarkullon aktualisht në të gjithë botën.
Ata publikuan dhe një raport të studimit, në të cilin konfirmuan se çdo gjë deri tani mbetet teorike, pasi nuk kanë informacion se çfarë efekti ka ndryshimi i gjenomave të Covid-19. Sidoqoftë, onitorimi i ndryshimit të strukturës së virusit është i rëndësishëm pasi ndihmon në zhvillimin e vaksinave./Opinion.al