Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë të ditur se do të zbusë më tej kufizimet, e vendosura pas shpërthimit të koronavirusit.
Vendi ishte mes të parëve që lehtësoi masat duke lejuar shërbesat fetare dhe rihapjen e dyqaneve, por tani po mendohet të bëhet një hap tjetër në këtë drejtim.
“Faza e parë e pandemisë është pas nesh”, ka thënë ajo, ndonëse ka përmendur se “pandemia, do të jetë aty gjatë”.
Merkel deklaroi se distancimi fizik do të mbetet në fuqi në Gjermani deri më 5 qershor, ndërsa masat e tjera do të lehtësohen gradualisht.
Kancelarja shtoi se ky lehtësim vjen pasi të dhënat e fundit nga Instituti gjerman Robert Koch, që raporton rreth të rejave të fundit për koronavirusin, janë “lajme shumë të mira”.
“Shifrat tani janë të ulëta, kjo është diçka për të cilën jam e kënaqur”, ka shtuar ajo./Opinion.al