Ministri i Mbrojtjes i Izraelit , Naftali Bennet, ka deklaruar se në laboratorin kërkimor biologjik të vendit të tij është zbuluar antitrupi që lufton koronavirusi. Në këtë mënyrë Izraeli hedh një hap të rëndësishëm në luftën kundër koronavirusit.
Sipas ministrit izraelit, injektimi i këtij antitrupi bën të mundur eliminimin e virusit brenda bartësit. Izraeli është marrë me zhvillimin e një kure që prej fillimit të pandemisë, duke analizuar gjakun e personave që janë shëruar prej tij.
“Ky është një hap i madh, pasi shumë shpejt do të dalim në një trajtim konkret për sa i takon përballjes me pandeminë që zyrtarisht në gjithë globin ka marrë më shumë se 252 mijë jetë njerëzish”,-tha Bennet./ Opinion.al