Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tabaku: Qeveria po zien nga vjedhja, përfitojnë 10 personat e përhershëm

2020/05/03 at 5:23 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku: Punësimet partiake i kushtojnë 140 milionë euro buxhetit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzoi qeverinë se edhe në kulmin e pandemisë zien si një tenxhere korrupsioni, pasi ata që përfitojnë janë po 10 personat e përhershëm.

Tabaku shkruan se ekonomia jonë është e fundit në rajon, me borxhin më të lartë publik në rajon, me papunësi dhe varfëri të shtuar sepse financat janë në shërbim oligarkëve dhe jo të qytetarëve.

Sipas Tabakut, kambanat e alarmit kanë rënë pasi raporti i Bankës Botërore (BB) thekson se 61% e të punësuarve punojnë në të zezë dhe këta kryefamiljarënuk kanë më ç’të çojnë në shtëpi pasi qeveria nuk mendoi për ta.

Tabaku thekson se Rama nuk mendoi as për shumicën e të vetëpuësuarve, që sipas të njëjtit raport janë 35% e të punësuarve.

Postimi i plotë i Tabakut:

Kjo pandemi shëndetësore nxori përfundimisht para çdo shqiptari fytyrën e vërtetë të qeverisë së fshehur pas maskës së propagandës. Në 7 vjet taksat e rritura të shqiptarëve shkuan në xhepat e oligarkëve.

Korrupsioni dhe vjedhja u kthyen në veprimtarinë kryesore. Edhe sot, në kulmin e pandemisë qeveria zien si një tenxhere korrupsioni dhe hajdutërie.

Ekonomia jonë është e fundit në rajon, me borxhin më të lartë publik në rajon, me papunësi dhe varfëri të shtuar sepse financat janë në shërbim oligarkëve dhe jo të qytetarëve.

Miliona euro për një grusht oligarkësh dhe gjysmë paketa me pikatore për njerëzit dhe ekonominë. Pa prekur milionat për PPP dhe koncesione e tendera. Ky fond nuk preket por mbrohet njësoj si hajduti plaçkën e vjedhur.

Përballë tyre janë shqiptarët. Familjet shqiptare kanë mbetur pa të ardhura për tre muaj me radhë. Lëmoshat me pikatore të qeverisë nuk i shërbejnë atyre.

Ne ditën kur shqiptarët kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë, kur të ardhurat e buxhetit duhet tu vendosen në dispozicion, ata që përfitojnë janë po 10 personat e përhershëm. Klubi i Oligarkëve, ortakë me qeverinë, që privatizojnë kufij, bregdet, porte, rrugë, aeroporte, miniera, naftë e çdo pasuri kombëtare dhe që në 7 vjet kanë privatizuar buxhetin.

Kambanat e alarmit kanë rënë: Raporti i Bankës Botërore (BB) thekson se 61% e të punësuarve punojnë në të zezë. Këta kryefamiljarë nuk përfitojnë e nuk kanë më ç’të çojnë në shtëpi pasi qeveria nuk mendoi për ta. Jo! Nuk mendoi as për shumicën e të vetëpuësuarve, që sipas të njëjtit raport janë 35% e të punësuarve. Nga 173 mijë të vetëpunësuar qeveria ka vendosur të kryejë pagesa për 30 mijë të tillë.

Sondazhet e bëra publike edhe në media, raportojnë se 83% e bizneseve kanë mungesë likuiditeti. Pra, nuk kanë më parà as për të paguar punëtorët dhe furnitorët. Kriza ekonomike thellohet ndërsa qeveria vazhdon të këndojë të njëjtën si gjinkallë e ngopur këngën propagandës së vjetër.

Qeveria nuk ka vizion për të dalë nga kjo situatë edhe as për të ardhmen. Ajo njeh vetëm gjuhën e dhunës pa ofruar asnjë alternativë. Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje me fonde dhe lehtësira, jo gjoba, vjedhje me tendera dhe propagandë. Pandemia Ekonomike po bën kërdinë edhe më keq se COVID-19. Shqipërisë nuk i duhet një kryeministër pazarxhi që për hir të pushtet shet Shqipërinë dhe shqiptarët.

Etiketa: oligarktabakuvjedhja

Ju sugjerojmë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private
Sport

Bashkëshorten serbe, Gjimshiti-gazetarit serb: S’të tregoj ty jetën private

6 Qershor, 2025 7:50 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Para
I riu: Edhe mbas dhimbjes që kaloi, ajo na konsideronte si fëmijët e saj

I riu: Edhe mbas dhimbjes që kaloi, ajo na konsideronte si fëmijët e saj

“Sezoni i gripit” fillon zyrtarisht në Shqipëri, vjet u mori jetën 16 personave

Gara globale për vaksinën Covid, përshpejtohen testimet në Australi

Gara për vaksinën dhe ndikimi afatgjatë i koronavirusit në botë

Shembull në luftën kundër Covid-19, çfarë strategjie zgjodhi Zelanda e Re

TE FUNDIT

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
6 Qershor, 2025

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve...

Lexo më shumë

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
6 Qershor, 2025

Një gjykatë në Norvegji ka dënuar një mjek me 21 vite burg për përdhunimin dhe abuzimin seksual të dhjetëra pacienteve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com